Kryeministri Berisha pret Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, zotin Yannis-Alexis Zepos
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, zotin Yannis-Alexis Zepos.
Në takim u diskuan çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe u rikonfirmuan marrëdhëniet e shumë të mira mes të dy vendeve, angazhimi i të dyja palëve për të zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e të fqinjësisë, si dhe për të konsoliduar bashkëpunimin në të gjitha fushat, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
08/09/2011