E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimet për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënin me koncesion të 7 hidrocentraleve

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të 7 hidrocentraleve dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë.

Kryeministri Berisha, duke prezantuar vendimet, e konsideroi këtë një zhvillim pozitiv, në përpjekjen për të shndërruar në vlera për qytetarët shqiptarë pasuritë dhe asetet e vendit, siç është edhe pasuria hidrike.  

“Po ta cilësonim mbledhjen e sotme të qeverisë, do ta quanim mbledhja e energjisë. Rendi i ditës ka vendime për 7 hidrocentrale të reja që janë përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe AKBN dhe jepen bonuset për t’u nxjerrë në tendër. Edhe ky është një nga zhvilllimet më pozitive të këtyre viteve. Shumë i rëndësishëm është fakti se vazhdon të jetë i lartë interesi për ndërtimin e tyre. I rëndësishëm është gjithashtu, fakti se studime intensive po bëhen në të gjitha uëjrat e vendit, që përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan. Vitin e kaluar Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon me rritje të investimeve dhe të mos harrojmë se investimet e vjetshme nuk kanë pasur lidhje me privatizimet, të cilat hynë edhe ato tek investimet e huaja. Të gjitha investimet prej  1 miliardë e 97 milionë, përveç 30 milionëve të një licence, kanë qenë të gjitha investime. Edhe shumë më të mëdha kanë qenë  investimet direkte të qytetarëve shqiptarë. Ndaj përpjekja jonë për t’i shndërruar në vlera e të mira për qytetarët shqiptarë, për t’i shndërruar në energji elektrike, të ujërave që derdhën pa vlerë në det, vetëm sa hollojnë kripën e detit, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne duhet të bëjmë gjithçka që asetet e pasuritë tona t’i shndërrojnë në vlera për qyteratët,” tha Kryeministri, në prezantimin e këtyre vendimeve.  


07/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›