Kryeministri Berisha merr pjese ne Konferencen Rajonale Turizmi si nje mjet per zhvillimin rajonal te qendrueshem
Kryeministri Berisha mori pjese sot ne Konferencen Rajonale te vendeve te Evropes Juglindore me teme Turizmi si nje mjet per zhvillimin rajonal te qendrueshem organizuar nga Organizata Boterore e Turizmit Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me organizatat si PNUD-i USAID-i dhe SMV. Ne kete konference ku u diskutua gjeresisht mbi rendesine e turizmit si nje nga motoret me te rendesishem te zhvillimit dhe prosperitetit sot ne bote ishin te pranishem dhe Sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit z. Taleb Rifai ministri i Turizmit z. Ferdinand Xhaferri perfaqesues te trupit diplomatik ne vendin tone si dhe perfaqesues te vendeve te rajonit.
Ne fjalen e mbajtur kryeministri Berisha u shpreh
Te nderuar perfaqesues te vendeve te rajonit
Zonja dhe zoterinj
Se pari dua te falenderoj perzemersisht Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit z.Rifai PNUD-in dhe USAID-in Ministrine e Turizmit te falenderoj miqte dhe te ftuarit per organizimin dhe pjesemarrjen ne kete konference shume te rendesime per Shqiperine vend i cili vetem pak vite me pare nuk ekzistonte ne harten e turizmit rajonal dhe boteror.
Vend i cili ne vitin 2004 priti gjithsej 300 mije vizitore por nje vend i cili sot ne nje hark kohor te shkurter gjashte vjecar priti 3.5 milion vizitore. Ne biseden time dje me Sekretarin e Pergjithshem shpreha kenaqesine time per keto zhvillime dhe deshiren time per nje bashkepunim te ngushte dhe te gjithanshme ne kete fushe duhet pranuar ne jete ne politike dhe ne cdo gje tjeter se ndonjehere udheheq por ndonjehere te udheheqin.
Ne te vertete ky fluks i papermbajtur i madh turistesh drejt Shqiperise eshte nje frymezim i madh per qeverine time eshte nje frymezim per shqiptaret per te patur nje frymezim teresisht te ri per vendin e tyre dhe kjo po ndodh. Ajo qe une mund te pohoj sot eshte se ne te kater anet e vendit kudo qe une shkoj qytetaret sipermarresit drejtuesit vendore flasin me mua me shume se per cdo gje tjeter per potencialet e tyre turistike dhe ata kane te drejte se keto potenciale ne Shqiperi jane pantopenike jane te pranishme kudo dhe nder me te cmuarat. Veshtire se mund te gjesh kund nje territor te vogel sa Saranda e cila te kete ne gjirin e vet trashegimi mahnitese kulturore dhe historike te te gjitha koherave por kjo eshte e vertet dhe ne thellesite e maleve ne thellesite e Komanit ne Diber ne Kamenice ne Korce dhe kudo vendi per shkak te gjeografise se tij ka qene nje vend tmerresisht i lakmueshme.
Perandorite e te gjitha koherave lane ne kete vend monumentet gjurmet e tyre pra ne kete kontekst ky fluks i madh turistik ka nje arsye shume solide. Turiste nga Rajoni dhe gjithe Bota vijne ne Shqiperi sepse kane mundesi vertet te kenaqin te plotesojne kureshtjen e tyre jo vetem me plazhet dhe ujerat me te mrekullueshme por dhe pasurite e medha kulturore peisazhet natyrore te cilat e bejne kete vend zoti Sekretar i Pergjithshem nje Zvicer me det e pare nga lart.
Turizmi ne Shqiperi ka nje baze tjeter le ta quajme morale. Mikpritja e shqiptareve eshte tradita me e shkelqyer e tyre. Edhe ne koherat e izolimit me te thelle kam pasur bindjen time se nje dite ne liri ky virtyt dhe kjo tradite do te kete vleresimet me te medha do te luaje rolin me pozitiv ne zhvillimin e ketij vendi ne zhvillimin e turizmit ne kete vend.
Shqiperia ka bukurite natyrore mahnitese avantazhin e madh te jete e vendosur ne nje zone e rrethuar nga shtete me potenciale te medha turistike. Ne te gjitha aspektet por dhe ne tradite me te zhvilluar turistike se Shqiperia sepse duhet te pranojme ne nje kohe kur Republikat e Ish- Jugosllavise nen regjimin e Titos ndertonin hotele e resorte turistike ne brigjet Dalmate diktatori paranojak shqiptar ndertonte bunkere dhe tunele ne brigjet shqiptare. Por sot per Shqiperine eshte nje avantazh te kesh fqinj te tille si Mali i Zi Maqedonia Slloveni etj te cilet prej vitesh kane qene magnet i fuqishem i terheqjes se turizmit apo Korfuzi nje nga epiqendrat me ne ze te turizmit evropian.
Pra te gjithe keta faktore kane bere qe ne te kemi rritjen me te medha me te paparashikuar te turizmit ne harkun kohor gjashte vjecar. Turizmi eshte padyshim sektor kryesor i ekonomise shqiptare gjate sezonit punesoi sipas disa statistikave deri ne 160 mije punonjes. Ne nje studim te bere nga Banka Boterore rezulton se ne te gjithe ultesiren bregdetare eshte nder faktoret kryesor pothuaj te zhdukjes se varferise nje pakesim dramatik i saj ne te gjithe ultesiren.
Por theksoj edhe njehere se turizmi eshte nje pergjegjesi shume e madhe ndaj dhe dua tu garantoj ju se qeveria ka perparesuar dhe do te perparesoje kete dege me te gjithe potencialet e saj ne rast se vleresojme investimetmund te them se 2/3 e investimeve te bera ne kater vitet qe shkojne kane qene direkt ose indirekte teresisht te dedikuara turizmit.
Investimi yne me i madh ishte korridori Durres-Morine. Nje dite tek po bisedoja me nje mikun tim kryetar i nje qeverie te nje vendi Evropian me pyeti si shpjegohet Sali qe ekonomia juaj rezistoi pasi i fola per taksat e uleta investimet e medha ne fund i them ndertuam dhe nje rruge me pyeti po kjo cdo te thote se ndertuat nje rruge i thashe nje milion turiste me shume. Dhe kjo eshte e vertete.
Ne po dyfishojme trefishojme lidhjet rrugore me vendet fqinje si me Greqine me Maqedonine Kosoven Malin e Zi. Po perpiqemi te promovojme potencialet tona fillimisht ne Rajon dhe pastaj ne Evrope dhe ne Bote po bejme perpjekje serioze qe pas infrastruktures ne ultesiren bregdetare te ecim drejt maleve dhe progresi eshte i ndjeshem.
Ne malet e Shqiperise jane pasuria e re mahnitese e turizmit malor evropian dhe boterore. Malet e Shqiperise ofrojne potenciale per resortet turistike me te bukura me te kendshme dhe mbajne bore jo me pak se alpet e Austrise dhe alpet e vendeve te tjera.
Zonja dhe zoterinj
Une kam kenaqesine qe ketu jane perfaqesues te vendeve te Rajonit dhe bej thirrje qe te konsiderojme nje infrastrukture teresore rajonale e turistike ne interesin me te mire te kesaj industrie per secilin prej vendeve tona. Ne te gjithe kendveshtrimin tone ne do te perpiqemi per nje perballje rajonale te kesaj dege kaq madhore te ekonomise shqiptare perballja rajonale do ta beje Shqiperine por dhe vendet e tjera te rajonit shume me terheqes do te ridimensionoje potencialet e verteta turistike te vendeve tona.
Dhe njehere ju pershendes perzemersisht dhe ju garantoj ju zoti Sekretar i Pergjithshem se qeveria ime mbetet jashtezakonisht e angazhuar dhe e interesuar per te gjithe potencialet e Organizates Boterore te Turizmit ne menyre qe Shqiperia te ndertoje turizmin e ketij shekulli turizmin me miqesore me jeshil me mjedisor per qytetaret e saj dhe vizitoret nga e gjithe bota.
25/11/2010