Kryeministri Berisha pret Sekretarin e Shtetit të Belgjikës Melchior Wathelet
Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Sekretarin e Shtetit të Belgjikës, zotin Melchior Wathelet, i shoqëruar nga ambasadori belg në Tiranë, Marc Michielsen.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i shprehu zotit Melchior Wathelet, mirënjohjen dhe falenderimet për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Zoti Wathelet shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe falenderoi Kryeministrin për kontributin në marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve e qeverive dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ai vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria si dhe përformancën pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, si rezultat i reformave të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, që kanë bërë të mundur që ekonomia shqiptare të shënojë rritje edhe në këtë periudhe krize, në dallim nga trendi i përgjithshëm europian e më gjerë.
Në takim u rikonfirmua angazhimi i dy vendeve për të konsoliduar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat në të ardhmen.
04/05/2012