Presidenti Topi pret Këshilltaren Juridike të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Sheri Blejr

4 maj 2012
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi pritën sot në mesditë Këshilltaren Juridike të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë këtij takimi pune, Presidenti Topi, njëkohësisht edhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë diskutoi me zonjën Blejr kryesisht për zhvillimet më të fundit në vendin tonë, për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe në veçanti për rëndësinë e reformave në sistemin e drejtësisë dhe konsolidimin e shtetit ligjor në vendin tonë.
Duke vlerësuar pjesëmarrjen në Konferencën mbi reformën në Gjyqësor, – reformë që është një kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, juristja e njohur britanike, zonja Sheri Blejr u shpreh me nota kritike, por njëkohësisht inkurajuese, për reformën në gjyqësor që po zbatohet në Shqipëri, duke e konsideruar atë një proces i rëndësishëm e të domosdoshëm afatgjatë, si dhe duke siguruar për vazhdimësinë e bashkëpunimit të frytshëm shqiptaro-britanik në drejtim të forcimit të një sistemi të drejtësisë profesional, korrekt e të paanshëm në vendin tonë.
Zonja Blejr i shprehu mirënjohje Presidentit Topi për kohën e rezervuar dhe shfaqi besimin në rolin e rëndësishëm të Kreut të Shtetit në vijimin e përpjekjeve të vazhdueshme e konsensuale në drejtim të përmirësimit të sistemit gjyqësor në vend, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj.
Presidenti Topi, pasi shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm historik të ish-kryeministrit britanik Toni Blejr për çështjen shqiptare, falënderoi Zonjën Blejr për angazhimin e saj dobiprurës, duke shprehur mbështetje maksimale institucionale dhe personale në këtë drejtim, si dhe duke theksuar se ruajtja dhe forcimi i institucioneve të pavaruara, konsolidimi i shtetit të së drejtës, një ekonomi e zhvilluar, si dhe një sistem drejtësie i paanshëm e profesional, janë të domosdoshëm për një vend demokratik, që aspiron të bëhet së shpejti pjesë e familjes së madhe evropiane.
Presidenti Topi vlerësoi hapat e fundit pozitivë të ndërmarrë në Parlament siç ishte zgjedhja me konsensus e Avokatit të Popullit apo miratimi i djeshëm në Parlament me 122 vota i Gjykatës aq të nevojshme Administrative, por theksoi njëkohësisht se mbetet ende shumë punë për të bërë në drejtim të luftës kundër korrupsionit në drejtësi dhe rritjes së besueshmërisë së gjyqtarëve dhe çlirimit të gjyqësorit nga çdo lloj influence politike apo ekonomike. Në këtë pikë, Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e heqjes me ligj nga Parlamenti të imunitetit, duke i shërbyer kështu parimit të gjithë të barabartë para ligjit.