Kryeministri Berisha pret Senatoren belge, zonjën Anne-Marie-Lizin, ish Kryetare e Senatit të Belgjikës
Kryeministri Berisha priti në një takim Senatoren belge, zonjën Anne-Marie-Lizin, ish Kryetare e Senatit të Belgjikës dhe Koordinatore e Koalicionit Internacional kundër Dhunës dhe Krimeve ndaj Grave dhe Vajzave.
29/07/2009
Zonja Lizin i uroi Kryeministrit Berisha fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit, e përgëzoi atë për ndryshimet e mëdha që ka pësuar Shqipëria, arritjet e mëdha në mandatin e parë të qeverisjes dhe i uroi atij suksese në mandatin e dytë qeverisës.
Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën Lizin për urimet dhe e njohu atë me prioritetet kryesore të qeverisjes në mandatin e ri qeverisës 2009-2013, në kuadër të projektit të madh të Shqipërisë Europiane.
Zonja Lizin, në rolin e koordinatores së Koalicionit Internacional kundër Dhunës dhe Krimeve ndaj Grave dhe Vajzave, e njohu Kryeministrin Berisha edhe me nismat më të reja të këtij koalicioni. Kryeministri Berisha premtoi mbështetjen e këtyre nismave nga ana e qeverise shqiptare.
29/07/2009