E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin Italian Saba D’elia

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me ambasadorin Italian Saba D’Elia. Zoti D’elia i dorëzoi Kryeministrit Berisha, letrën e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, në të cilën Shqipëria ftohet në statusin e vendit të privilegjuar dhe prioritar, për të marrë pjesë në Ekspo Milano 2015, me teme “Të ushqesh planetin, energji për jetën.”

Ambasadori D’elia i shpehu Kryeministrit Berisha simpatinë dhe urimet e qeverise së tij për qeverinë dhe atë personalisht dhe theksoi se Italia e fton Shqipërinë në grupin e vendeve prioritare, të cilat kanë dhe të drejtë vendimi.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha  e falënderoi ambasadorin italian dhe i shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen  e tij për kryeministrin Berluskoni, duke  e siguruar që Shqipëria do të marrë pjesë denjësisht në këtë Ekspo  që zhvillohet në Milano.


01/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›