E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Malit të Zi Ferhat Dinosha, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti sot, ambasadorin e Malit të Zi, zotin Ferhat Dinosha, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri.

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen ambasadorit Dinosha dhe suksese në këtë detyrë.

Ambasadori Dinosha, pasi e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen, i përcolli përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit Igor Luksic dhe  Presidentit Filip Vujanovic.

Ndërsa vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, që bazohen në miqësinë e kontaktet e ngushta midis dy popujve fqinj, Kryeministri Berisha dhe ambasadori Dinosha konfirmuan vullnetin e plotë të dy qeverive për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve, veçanërisht atë ekonomik, në fushën e turizmit, të infrastrukturës lidhëse midis dy vendeve dhe investimet për to etj..  

Ambasadori Dinosha i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet për rolin dhe kontributin e tij personal e të qeverisë shqiptare në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.


07/06/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›