E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, Van Den Dool, me rastin e përfundimit të mandatit

Kryeministri Berisha priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë z. Van Den Dool me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri  Berisha e falenderoi ambasadorin Van Den Dool për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe ndihmën shumë të çmuar që Holanda i ka dhënë Shqipërisë në vijimësi  gjatë gjithë këtyre viteve.

Në veçanti Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për projektet shumë të rëndësishme që qeveria shqiptare në bashkëpunim me  qeverinë  holandeze realizuan gjatë mandatit të ambasadorit Van Den Dool në Tiranë

Ambasadori Van Den Dool e falenderoi përzemërsisht  kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer, të hapur, të ngushtë e miqësor, që ai ka pasur me qeverinë shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve.

Ambasadori Van Den Dool, u shpreh se largohet nga Shqipëria me përshtypjet më të mira dhe se gjatë këtyre katër viteve të fundit transformimet rrënjësore që kanë ndodhur në vend bëjnë çdokënd të mendojë se Shqipëria është sot një vend krejtësisht i ndryshëm nga çka qenë katër vjet më parë.

Këto arritje ambasadori i vlerësoi si të një rëndësie të madhe historike si anëtarësimin e  Shqipërisë  në NATO, liberalizmin e vizave me Bashkimin Evropian, kryesimin e Këshillit të Evropës  dhe ecjen përpara me vendosmëri  drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst ambasadori Van Den Dool vlerësoi kontributin e Kryeministrit  Berisha dhe të qeverisë shqiptare në realizmin e reformave vendimtare në të gjitha këto drejtime dhe i uroi atij suksese të mëtejshme  në të ardhmen.

Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin për fjalët dhe vlerësimin e tij  dhe theksoi se ambasadori Van Den Dool, largohet si një mik i madh dhe i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe se është gjithnjë i mirëpritur në vendin tonë.

Pas takimit Kryeministri Berisha shtroi një dreke për nder të  ambasadorit Van Den Dool, në të cilën merrni pjesë dhe ambasadorë e anëtarë të tjerë të trupit diplomatik, drekë, e cila kaloi në një atmosferë shumë të ngrohte dhe miqësore.


29/06/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›