FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË KUVENDIN E KOSOVËS

29 qershor 2012
Prishtinë, Kosovë
E nderuar zonja Presidente Jahjaga,
I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit, Krasniqi,
Të nderuar ministra, deputetë,
Të nderuar përfaqësues të prezencës ndërkombëtare,
Zonja e Zotërinj,
Të nderuar qytetarë,
Vëllezër dhe motra të Kosovës,
“Kam privilegjin dhe kënaqësinë që sot, nga tribuna e këtij Institucioni të lartë, të përshëndes dhe të uroj të gjithë popullin e Kosovës, për begati dhe mbarësi për misionin dhe përpjekjet e vazhdueshme për ndërtimin e Kosovës së re demokratike dhe evropiane. Fati e solli të ndaj me ju këtu në Prishtinë emocionet e Pavarësisë dhe pas katër vitesh, ta mbull mandatin tim në krye të Shtetit shqiptar me këtë vizitë zyrtare në Kosovë. Ndonjëherë fatet i bëjnë vet njerëzit në saj me vullnetet e mira, ndaj edhe njëherë dëshiroj të falënderoj nga zemra Presidenten Jahjaga për ftesën por t’ju falënderoj të gjithëve gjithashtu për ndjenjat e miqësisë vëllazërore dhe për këtë pritje të veçantë!
Vëllezër dhe motra,
Gjatë pesë viteve të fundit kam pasur nderin që në detyrën e lartë të Kryetarit të Shtetit shqiptar të takoj udhëheqës të shumtë botërore, të flas në samite presidenciale dhe të kryej një veprimtari intensive diplomatike e publike. Kudo dhe në çdo rast, në çdo takim zyrtar, konferencë dhe takim informal, pjesë thelbësore e agjendës time presidenciale ka qenë ajo që pritet nga çdo president shqiptar:
Kosova, mbështetja për shtetin e ri, lobimi për shtimin e njohjeve ndërkombëtare dhe sfidat e saj për të ardhmen. Misioni im modest është lehtësuar nga arritjet e jashtëzakonshme historike që Kosova ka shënuar në këto vite. Pavarësisht nga rotacionet në krye të shtetit, të qeverive apo partive politike, Shteti shqiptar mbetet njëzëri i angazhuar në mbështetjen për Kosovën e pavarur, demokratike dhe të integruar.
Kjo është përgjegjësi dhe detyrë kushtetuese, politike, morale dhe vëllazërore, si pjesë e një kombi, e fateve të njëjta të së shkuarës por dhe të ardhmes së përbashkët.
Në emër të Shtetit dhe popullit të Shqipërisë, dëshiroj t’u përgëzoj për këto arritje historike dhe shpreh krenarinë tonë për përparimin e madh të Kosovës, për sakrificat tuaja për liri e pavarësi, për vendosmërinë tuaj për të ndërtuar një shtet demokratik, një shoqëri të lirë, shumetnike dhe evropiane; për rolin e madh që Kosova ka luajtur e po luan në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit demokratik në rajon e më gjerë!
Kombi shqiptar u është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndihmën dhe rolin e tyre përcaktues në ekzistencën e Shtetit shqiptar, në realitetin e Kosovës së re dhe në progresin e përbashkët demokratik. Mirënjohja e jonë shkon edhe për vendet udhëheqëse të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për mrekullinë e vitit 1999, ndalimin e represionit serb dhe jetësimin e një Kosove të lirë, të pavarur dhe demokratike. Njëherësh solemnisht dhe së bashku ne nderojmë sot e mot sakrificat e djemve të Kosovës të udhëhequr nga Adem Jashari, rolin historik të Presidentit Rugova, luftën e drejtë dhe atdhetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e të njëjtit produkt: Kosovës së lirë, të pavarur dhe evropiane.
Ju jeni shembulli më i mirë për t’i dëshmuar botës demokratike se si një vend i vogël me forcë të madhe morale, ia arriti brenda vetëm një dekade të ndahet nga dhimbjet e të kaluarës, dhe ta transformojë zonën e luftës dhe genocidit serb në një shoqëri të paqes, harmonisë, demokracisë dhe vlerave evropiane. Kosova është shembull i forcës për ndryshim, i fitores së të mirës ndaj të keqes, i vendosjes së drejtësisë historike dhe i nxjerrjes në pah të virtyteve të larta të humanizmit dhe bashkëjetesës paqësore.
Ju, gjatë këtyre viteve, i dëshmuat fqinjëve verilindorë se jeni të gatshëm të punoni për fqinjësi të mirë, të punoni për marrëdhënie korrekte dhe bashkëpunim institucional, duke mos mbetur peng i dhimbjeve të së kaluarës. Shpeshherë ju ndeshët me refuzimin e kësaj oferte, madje me nxitjen prej fqinjëve të trazirave, incidenteve, provokimeve dhe nismave diplomatike izoluese, - mentalitete këto të kohës së Luftës së Ftohtë dhe politikave shoviniste të Millosheviçit. Ju sot, me progresin, njohjet ndërkombëtare dhe rolin tuaj në stabilitetin rajonal, jeni dëshmia e forcës dhe vullnetit për ndryshimin e gjithë rajonit, për ndarjen e tij reale nga praktikat e gabuara të së kaluarës dhe bashkimit të tij pa vonesë në familjen e madhe të vlerave euro-atlantike.
Ky bilanc pozitiv përbën një bazë të mirë që vende, të cilat ende nuk e kanë njohur zyrtarisht Kosovën, t’i bashkohen procesit të njohjes, duke dhënë kështu bashkë me Kosovën, një kontribut real për paqe afatgjatë dhe stabilitet demokratik në rajonin e Evropës Juglindore. Kosova dhe ecja e saj përpara nuk kanë kthim pas. Kosova dhe ecja e saj patjetër që do të ecë përpara dhe do të ketë arritje dhe suksese të reja. Kushdo politikan apo politikë e modeleve ultranacionaliste që mendon e vepron ndryshe, kundër Kosovës dhe projektit evropian të rajonit, natyrisht është i destinuar të dështojë.
Kosova është realitet për qytetarët e saj, për fqinjët, për rajonin dhe Evropën; është shtet me njohje të gjerë ndërkombëtare, kufijtë e saj janë të paprekshëm, identiteti dhe përkushtimi i saj evropian janë të pakthyeshëm!
Shqipëria zyrtare njeh, çmon dhe mbështet plotësisht punën e institucioneve legjitime të Kosovës në jetësimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Ne vlerësojmë veçanërisht përpjekjet tuaja për një politikë integruese dhe bashkëpunimi, për gjakftohtësinë ndaj çdo provokacioni, dhe për gatishmërinë e qëndrueshme në mbështetje të çdo nisme dialogu të iniciuar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Ne mbështesim vullnetin e palëkundur të Kosovës për dialog të barabartë dhe intensiv me të gjitha vendet tuaja fqinje, përfshirë Serbinë, duke e vlerësuar atë si investim pozitiv dhe në interes të vendeve dhe popujve të përfshira në këtë proces.
Shqipëria vlerëson se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshëm, se në vijimësi mbështet plotësisht përpjekjet tuaja për shtrirjen e plotë të autoritetit zyrtar në çdo pjesë të territorit të Kosovës, si parakusht për vendosjen e plotë të sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Çdo pengesë në këtë mision kushtetues, qoftë në nxitjen e provokimeve apo inskenimin e strukturave paralele, meriton zgjidhje të shpejtë dhe ligjore, në përputhje me interesat e shtetit të Kosovës dhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Kosova është e do të jetë një shtet evropian, demokratik, me perspektivë të qartë integruese dhe përparimi.
Duke njohur e çmuar rolin e pazëvendësueshëm pozitiv të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, Shqipëria vlerëson se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë është një arritje madhore e popullit dhe institucioneve të Kosovës, dëshmi e progresit të dukshëm në konsolidimin e shtetit ligjor, vlerave dhe standardeve demokratike.
Sot dhe më tej ne inkurajojmë ecjen në këtë rrugë, për zgjerimin e klimës së tolerancës dhe bashkëjetesës, për respektimin e njëri - tjetrit, pavarësisht përkatësisë fetare dhe etnike. Shqipëria përshëndet marrjen nga ana e Kosovës të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, vendim i cili, edhe pse me vonesë, pritet t’i japë fund izolimit të pamerituar të qytetarëve të Kosovës. Në plotësimin e detyrimeve të tij ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë mbështetje dhe asistencë të plotë.
Në rrugën e saj dhe përballjen me sfidat e të ardhshmes, Kosova, ashtu si vende të tjera në rajon, ka ende rrugë të gjatë dhe një listë detyrash për të zgjidhur. Përvoja e vendeve tona ish-komuniste na mësoi se vullneti për ndryshim apo legjislacioni i shkruar nuk mjaftojnë apriori për të krijuar mjedisin cilësor e funksional demokratik. Duhet më shumë punë, duhen më shumë rezultate të qëndrueshme për një mjedis ku mbrohen e garantohen plotësisht jeta dhe liritë e individit, interesi publik dhe rendi kushtetues, prova private dhe investimet e huaja, liria e medias dhe pavarësia e institucioneve. Ne kemi fatin se zgjidhemi e mbështetemi nga qytetarë me besim tek e ardhmja, nga një brez i ri me vizione, energji dhe aspirata të shumta për të ardhmen.
Njëherësh, ne kemi përgjegjësinë që ta shohim politikën dhe të drejtën e deleguar të vendimmarrjes si katalizator për një politikë sa më qytetare, më transparente, më të besueshme dhe efektive. Demokracinë e mbajnë në këmbë institucionet funksionale dhe besimi i publikut në to, ndaj edhe për arritjen e këtyre kushteve mbetet shumë për të bërë për të luftuar korrupsionin dhe çdo formë tjetër të abuzimit me interesat publike, për rritjen e transparencës dhe dialogut politik, për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe ngushtimin e distancës midis qeverisjes dhe të qeverisurve, për zgjerim cilësor e konkurrues të garës demokratike dhe respektimin pa ekuivok të sovranitetit zgjedhor të qytetarëve, në mënyrë që çdo zë qytetar të ndjehet i barabartë, i dëgjuar, i respektuar, i vlerësuar dhe i përfshirë.
Sfidat tona të përbashkëta nuk janë vetëm politike, por edhe ekonomike. Shqipëria dhe Kosova ne sferën e bashkëpunimit ekonomik duhet të udhëhiqen nga modelet e vendeve themeluese të BE-së, duke identifikuar resurse ekonomike që janë tërheqëse për investitorë të huaj strategjikë. Projektet e përbashkëta për energjinë, transportin dhe zgjerimin e tregjeve ekonomike, për modernizimin e turizmit dhe përdorimin më efikas të bjeshkëve, fushave dhe detit; për shkëmbime intensive në arsim dhe kulturë, si dhe çdo fushë tjetër të veprimtarisë shtetërore e publike janë nevojë dhe me interes madhor.
Po ashtu, Kosova e Shqipëria, kanë një diasporë të vjetër me një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe demokracinë tonë. Prandaj dy vendet tona mund dhe duhet të tregojnë kujdes institucional në rritje për vëllezërit tonë kudo që janë, sepse ata mbeten ambasadorët tanë të përhershëm që punojnë brez pas brezi me përkushtim për familjet e tyre, por edhe në interes të Kosovës e Shqipërisë.
Të dashur parlamentarë,
Të dashur vëllezër e motra,
100 vjet më parë burrat e shtetit dhe patriotët e shquar Ismail Qemali e Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe Rexhep Mitrovica vunë firmat e tyre në themelet e Shtetit të ri shqiptar. Merita e tyre e madhe nuk lidhet vetëm me krijimin e shtetit, por edhe me orientimin e tij në embrion si shtet me identitet të qartë evropian dhe perëndimor. Sot ne përulemi me respekt të thellë përpara veprës së tyre atdhetare dhe historike, frymëzohemi prej tyre dhe çdo ditë e më shumë mësojmë prej tyre sesi ta duam më shumë atdheun, shtetin, demokracinë dhe vokacionin tonë perëndimor.
Dy ditë më parë nderova me urdhrin më të lartë të gjithë nënshkruesit e Pavarësisë, por nderimi më i madh që mund t’u bëjnë etërve themelues, shqiptarët kudo që ndodhen, është konsolidimi i modelit të shtetit të së drejtës, përkushtimi ynë më i madh ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike, forcimi identitetit tonë kombëtar dhe njëherësh, realizimi i integrimeve të plota ndër-shqiptare dhe evropiane.
Një Shqipëri dhe një Kosovë në NATO dhe në Bashkimin Evropian është motiv madhor për të cilin ia vlen të punohet pareshtur, me shumë përkushtim dhe përgjegjësi. Ky objektiv apelon për punë më të mëdha, rezultate më konkrete, për përsosje të modelit shtetëror në mënyrë që shqiptarët, kudo që ndodhen, pavarësisht kufijve dhe kufizimeve shtetërore e gjeografike, të ndjehen ashtu siç e meritojnë, banorë të denjë të kombit shqiptar dhe të bashkësisë së përbashkët demokratike dhe evropiane.
Zoti dhe aleatët tanë të mëdhenj euro-atlantikë u ndodhën në anën e Kosovës dhe kombit shqiptar në ditët e tyre më të vështira. Ky vend i bekuar me njerëz të mrekullueshëm meriton një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe më të sigurt. Kosova i ka të gjitha shanset, energjitë dhe aftësitë të bëjë realitet ëndrrat e saj. Edhe njëherë urimet më të përzemërta për Kosovën dhe qytetarët e saj! Zoti e bekoftë Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane!”