E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Constantin Eremia

Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin e Rumanisë, zotin Constantin Eremia, në përfundim të misionit të tij në Shqipëri.

Ambasadori rumun shprehu vlerësimin për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe falënderimin për mbështetjen e qeverisë shqiptare në përmbushjen e misionit të tij në Shqipëri. Ambasadori Eremia siguroi se Rumania do të mbështesë proceset e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE.

Kryeministri Berisha, duke vlerësuar punën e ambasadorit Eremia, shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe siguroi për intensifikimin e tyre në të ardhmen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›