Kryeministri Berisha pret ministrin e Forcave te Sigurise se Kosoves z. Fehmi Mujota

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim ministrin eForcave te Sigurisese Republikes se Kosoves z. Fehmi Mujota dhe delegacionin qe e shoqeronte.
Duke e falenderuar per pritjen ministri Mujota i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet e Kryeministrit te Kosoves z. Hashim Thaci dhe te Presidentit ne detyre zotit Jakup Krasniqi.
Me tej ministri Mujota i shprehu Kryeministrit Berisha vleresimet e tij per arritjen historike te Shqiperise dhe shqiptareve liberalizimin e vizave nje proces ky i realizuar ne saje te reformave te ndermarra dhe te realizuara nga qeveria shqiptare.
Lidhur me kete Kryeministri Berisha u shpreh se eshte shume e rendesishme qe edhe Kosova te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave.
Gjate takimit ministri Mujota e falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen dhendihmen e jashtezakonshme te Shqiperise dhe tijen personale dhene per Kosoven ne te gjitha fushat por ne vecanti ne perpjekjet e saj per ngritjen ndertimin dhe organizimin e Forcave te Sigurise se Kosoves.
Ministri Mujota e njohu Kryeministrin Berisha me reformen e bere ne Forcat e Sigurise se Kosoves duke e informuar se prezenca e minoritetit serb dhe minoritetet e tjera ne Forcat e Sigurise ne Kosove eshte ne rritje. Ai gjithashtu e falenderoi edhe per ndihmen qe Shqiperia ka dhene ne arsimimin e kuadrove ushtarake nga Kosova dhe kontributin e eksperteve shqiptare prane FSK-se. Ministri Mujota theksoi gjithashtu se rritja e kapaciteteve te Forcave te Sigurise se Kosoves ka si kurs integrimin euro ndash atlantik te vendit.
Kryeministri Berisha vleresoi arritjet e Forcave te Sigurise se Kosoves ne shume aspekte si dhe theksoi se eshte e rendesishme qe keto forca te kthehen ne forca te sigurise se standardeve euro-atlantike ne sherbim te sigurise se vendit. Kryeministri Berisha shprehu gatishmerine per bashkepunim te metejshem ne te gjitha fushat si dhe e siguroi per mbeshtetjen me te gjitha mundesite nga ana e Shqiperise per arsimimin e ushtarakeve dhe per ndihmen ne pajisje qe qeveria shqiptare mund ti ofroje Forcave te Sigurise te Kosoves.
Kryeministri falenderoi ministrin eForcave te Siguriseper ndihmen e cmuar te efektivave te FSK-se gjate permbytjeve te fillimit te ketij viti. Te dy bashkebiseduesit theksuan rendesine e specializimit te forcave ushtarake ne perballimin me sukses te emergjencave civile dhe katastrofave natyrore ne ndihme te komunitetit.
19/10/2010