E Shtunë, 31 Tetor 2026

FJALA E PRESIDENTIT TOPI ME RASTIN E PERURIMIT TE RRUGES SE MIJEVJECARIT PER PAQEN.

19 tetor 2010

I nderuar zoti Kryeminister
I nderuar zoti Kryetar i Bashkise se Tiranes
I nderuar Dr. Xhanfranko Kosta
Shkelqesi Ambasadore
Zonja e Zoterinj

Sot eshte nje dite e vecante per mbare kombin tone Shtate vjet me pare njeri prej personaliteteve me ne pah te historise moderne Papa Gjon Pali i Dyte do te hapte portat e nje tjeter bote duke shpallur te Lume gruan me te respektuar te planetit bijen e popullit shqiptar Nene Terezen

Kjo date eshte apogje per historine e vjeter dhe te re te shqiptareve. Me 19 tetor te vitit 2003 nepermjet ketij akti te shenjte shqiptaret perjetesisht me krenari mund ta quajne veten kontribuues te medhenj te besimit humanizmit e paqes

Nene Tereza nuk mund te ndahet nga populli i saj e fale kesaj simbioze historia e botes dhe ajo e shqiptareve bashkohen ne magjepsjen e vlerave hyjnore

Te nderuar miq

Me filozofine e dashurise e te veprimit duke besuar tek Zoti dhe humanizmi Nene Tereza me jeten e vet ndertoi nje rruge qe sherbeu si baze per themelet e qyteterimit tone dhe deshiren konstante e popujve - ate rruge qe simbolikisht mund ta quajme Rruga e Paqes

Ne shenje nderimi dhe kujtimi ne kete 100-vjetor te lindjes dhe ne te shtatin pervjetor te lumturimit te Nene Terezes jemi mbledhur ketu per te konkretizuar nje ide domethenese tashme te shnderruar ne realitet - nje Rruge te Paqes ne Tirane

E ne kete Rruge te Paqes qe po perurojme sot do te vendosen shume gure qe mbajne emra personalitetesh e qytetaresh nga vende te ndryshme te botes qe besojne fort tek paqja dhe ngrohtesia e saj. I falenderoj nga zemra te gjithe ata qe iu pergjigjen pozitivisht fteses per tu bere bashkudhetare te kesaj rruge

Dhe natyrisht nje falenderim i vecante ndaj gruas e cila u be nje nga ideatoret e kesaj vepre qe ne inaugurojme sot nje kujtim i vecante dhe nje falenderim i vecante per zonjen Merita Profka e cila u ngrit realisht ne ate mesazh qe jepte Nene Tereza te bejme cdo dite nje gje te vlefshme per shoqerine dhe njerezimin.

Nga modeli qe krijoi Nene Tereza kemi mesuar se paqja ndertohet cdo dite dhe kudo. Ajo nuk eshte thjesht nje gjendje por nje koncept universal qe fillon me familjen - djepin e jetes - si vendi paresor ku mesohet humanizmi dhe projektohet marredhenia me shoqerine dhe me individin Prandaj familja shqiptare duhet te aktivizoje gjithe instinktet e saj tradicionale per tu mesuar anetareve te saj se si te ndertojne rrugen e paqes ne jeten e tyre dhe si duhet te ecin ne kete rruge.

Paqja mesohet E me shume se kushdo tjeter kete leksion madhor e jep shkolla me programet ambientin e mesuesit e saj.

Paqja transmetohet Kjo eshte detyre e brezave e prinderve e cdo individi qe me miresi te ndertojne komunikim dhe dialog si nevoje shpirterore e dialektike qytetare. Gjestet e vogla te perditshme jane fare e cmuar e shpreses.

Paqja predikohet Dhe per kete nje rol te madh kane luajtur dhe jam i bindur qe do te luajne edhe ne te ardhmen bashkesite dhe institucionet fetare te cilat e ushtrojne veprimtarine e tyre me kredon e harmonise e te bashkejeteses ndermjet tyre dhe ne respekt te plote ndaj Shtetit.

Paqja sociale ruhet e konsolidohet Dhe kjo eshte detyra themelore e nje shteti demokratik dhe institucioneve te tij. Duhet te jete gjithashtu objektiv paresor i politikes si fuqi lendore e demokracise. Per ta ruajtur e per ta persosur ate me tej ne perputhje me standardet evropiane duhet angazhim i thelle i te gjitheve.

Bashkepunimi bashkejetesa harmonia toleranca jane gjithmone te mundura. Ato perbejne force morale e kulturore qe vihet ne dispozicion te se sotmes por edhe te se ardhmes. Ato jane sherbim edhe ndaj demokracise dhe shtetit.

Tema e paqes perben nje vlere themelore per Evropen dhe qyteterimin e saj. Ideja e Evropes se Bashkuar lindi pikerisht nga deshira per paqe ndermjet popujve. Ne kete kontekst sot Shqiperia eshte nje faktor paqeje e stabiliteti ne rajon dhe nxit fuqishem te gjitha perspektivat bashkepunuese e integruese me fqinjet e saj.

Te nderuar miq

Ne kete dite ky pervjetor ne bijve vellezerve dhe motrave te nje gjaku me Nene Terezen na flet shume sepse ne kemi jo vetem nevoje por edhe detyre morale ta ndiejme me thelle zerin e saj doktrinen e saj ne sherbim te humanizmit paqes miresise e progresit shoqeror. Shqiptari modern evropian per te ndertuar konstitucionin e tij moral dhe human duhet te kete gjithmone parasysh jeten dhe vepren e shqiptares se madhe Nena Tereze. Ne kete dite te gjithe ne shprehim besimin dhe urimin qe Nene Tereza te shpallet shenjtore sa me shpejt

Le ta gezojme Rrugen e Paqes Qofte i perjetshem kujtimi per Nene Terezen Qofte i perjetshem i gjithe roli i jashtezakonshem qe ka luajtur populli shqiptar per ta lindur kete bije per ta bere te madhe kete bije dhe per ta jetesuar kete bije

Edhe nje here faleminderit

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›