E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Presidentin e UEFA-s z. Michel Platini

Kryeministri Berisha prit sot ne nje takim Presidentin e UEFA-s z. Michel Platini i cili ndodhet ne Shqiperi ne 80 ndash vjetorin e Federates Shqiptare te Futbollit.

Pas takimit Kryeministri Berisha dhe Presidentin e UEFA-s z. Michel Platini dhane nje deklarate te perbashket per mediat. Ne perfundim te ketij takimi Presidenti Platini i dhuroi Kryeministrit Berisha simbolin e UEFA-s.

Kryeministri Berisha Zonja dhe zoterinj

Sapo perfunduam nje takim shume te perzemert me Presidentin e Federates Evropiane te Futbollit yllin e pashuar te futbollit francez dhe futbollit evropian njeriun qe dominoi per shume vite me vetite talentin dhe inteligjencen e tij futbollin ne Evrope dhe qe une aq shume e kisha admiruar Mischel Platini.

Dua ta falenderoj ate me shume mirenjohje qe vjen ne nje date historike per futbollin shqiptar vjen per te festuar se bashku me ne 80 - vjetorin e futbollit te ketij vendi i cili eshte nje histori e vertete suksesi.

E falenderoj gjithashtu per interesin e madh qe tregon ne menyre konstante per Federaten e Futbollit Shqiptar. Une kam shume kenaqesi tju informoj ju dhe shqiptaret se qeveria shqiptare dhe Federata Evropiane e Futbollit ne bashkepunim Federaten Shqiptare te Futbollit do te bej ne kryeqytetin shqiptar nje prej stadiumeve me modern te rajonit dhe te Evropes. Nuk do te jete stadiumi me i madh por do te jete me i bukuri. Ky eshte vendimi per te cilin ne rame dakord. Puna per ndertimin e tij do te nise sa me shpejte. Qeveria do te beje te gjitha perpjekjet qe ky stadium te perfundoje ne 100 vjetorin e pavaresise.

Presidenti Platini po shqyrton mundesite qe stadiumi te inaugurohet ne menyren me madheshtore me te denje me nje superkupe te luajtur me rastin e inaugurimit te tij.

Edhe nje here zoti President shume faleminderit per viziten dhe ju siguroj se kjo eshte nje ngjarje e gezueshme per te gjithe shqiptaret per qindra e mijera fansat qe me aq admirim kane ndjekur Mischel Platinin si njeriun qe beri Francen me futboll boteror.

Presidenti i UEFA-s z. Michel Platini Zoti Kryeminister

Zoti minister i Sporteve

Zoti Kryetar i Federates Shqiptare te Futbollit

Besoj se jam pritur ndonjehere ne menyre kaq te ngrohte sa sot. Pasioni qetesia e perziere kjo me nje frengjishte shume te bukur te zotit Kryeminister me ben mua sot te lumtur. Zoti Kryeminister sapo ju premtoi se do keni ne ditet e ardhshme nje stadium te ri ketu ne Tirane. Dhe besoj se eshte nje dhurate shume e bukur per Federate Shqiptare te Futbollit. Gjithashtu eshte nje dhurate shume e bukur sepse besoj se Shqiperia ka shume nevoje per nje dhurate te tille. Ne qofte se ju keni ekipe te cilat mund te kualifikohen per Champions League ato nuk mund te luhen ne stadiumin qe ju keni sot per sot. Kjo do te thote se Kryeministri e ka kuptuar shume shpejt dhe shume mire rendesine se ju duhet te keni nje stadium te ri. Nuk dua te le ketu pa permendur ndihmen shume te madhe te ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve dhe zotit minister i cili i ka mbeshtetur shume.

Une i thash zotit Kryeminister se UEFA do ta mbeshtese sa me shume te jete e mundur Federaten Shqiptare te Futbollit per krijimin dhe ndertimin e stadiumit te ri sepse UEFA nderkohe eshte nje nder te rrallat raste qe ka zgjedhur Federaten Shqiptare te Futbollit per ta ndihmuar per te ndertuar nje stadium te tille.

Por nga ana tjeter UEFA ka te drejten qe te investoje ne nje stadium qe i perket njeres prej Federatave Kombetare. Dhe UEFA nuk ka te drejten qe te investoje ne nje stadium qe eshte i qeverise sepse ne jemi shoqate sportive. Por ne jemi shume te lumtur qe e bejme. Edhe ne qofte se zoti Kryeminister nuk e kuptoi tamam-tamam frengjishten time kur thashe se do te sjellim ne Shqiperi per te luajtur nje ndeshje te super kupes ai ka te drejte sepse une do te perpiqem ta bej nje gje te tille. Kjo do te jete nje menyre shume e mire per te prezantuar stadiumin e ri te Tiranes.

Per ta mbyllur une dua te them se jam gjithnje shume i lumtur kur vij ne Shqiperi aq me teper per 80 - vjetorin e Federates Shqiptare te Futbollit. Edhe nje falenderim shume te madh qeverise shqiptare konkretisht zotit Kryeminister per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i jep futbollit shqiptar. Edhe nje here shume faleminderit per pritjen.

Me pas Kryeministri Berisha dhe Presidenti i UEFA-s z. Michel Platini iu pergjigjen interesit te medias

Pyetje Zoti Kryeminister Presidenti i UEFA-s deklaroi se ne nuk investojne ne stadiume qe jane shteterore. Kjo do te thote se Stadiumi Qemal Stafa do te ndryshoje dhe ne menyren e administrimit

Kryeministri Berisha Presidenti Platini dy muaj me pare me preku thellesisht me nje leter qe me dergoi ku me shpreh gatishmerine e UEFA-s per te kontribuar ne menyre qe Federata Shqiptare e Futbollit Tirana dhe Shqiperia te kene nje stadium te parametrave me te mira. Natyrisht une ndaj kesaj letre nuk mund te pergjigjesha ndryshe pervec se me mirenjohje. E theksoj edhe nje here se e kam dashur shume futbollin por me shume kam dashur Platinin. Dhe natyrisht i prekur nga interesi i tij per futbollistet shqiptar qe te kene stadiume une e anuncova qe qeveria jo vetem do tia jape Federates se Futbollit por qeveria do te angazhohet shume per ta bere realitet per ta bere Tiranen me stadiumin jo me te madhin por me te bukurin po.

Pyetje Ne fundi nje stadium te Italise ne Xhenova pati dhe nje zhvillim qe mori konotacion pasi ndoshta aksidentalisht u dogj dhe nje flamur shqiptar. Ndoshta UEFA nuk merret me pjesen politike por nuk pati ndonje reagim zyrtar per ate veprim.

Presidenti i UEFA-s z. Michel Platini Per sa i perket pyetjes se pare faleminderit zoti Kryeminister por stadiumi i perket gjithnje shtetit dhe do te vihet ne dispozicion te Federates per nje periudhe te caktuar vitesh. Ne nje fare menyre i perket shtetit sepse ai qe paguan eshte pronar. Por per disa vite ai do te vihet ne dizpozion te Federates Shqiptare te Futbollit dhe qe nga ky moment ne mund te investojme.

Sa i perket pyetjes se dyte UEFA nuk mund te flase per nje arsye te thjeshte sepse ka disa procedura qe jane percaktuar per UEFA-n dhe ne 29 tetor do te prononcohet Komisioni i Disiplines. Dhe pasi te jete kryer kjo procedure ne mund te kemi nje reagim politik. Procedura thote qe per momentin gjendja eshte ne fazen e Komisionit te Disiplines dhe ai eshte nje komision qe vepron ne menyre krejt te pavarur.

Per sa kohe ky komision nuk eshte prononcuar asnje anetar i UEFA-s nuk mund te prononcohet dhe te beje reagime. Me pas vendimi i komisionit do ti kaloje Komitetit Ekzekutiv do te diskutohet dhe vetem atehere do te kemi nje reagim ne aspektin politik. Kjo eshte procedura. UEFA eshte nje shoqate sporti. Une nuk jam i sigurt se ne ate qe ndodhi kemi te bejme ne ate qe ka te beje me sportin. Duhet pare mire cfare ka ndodhur. Une nuk jam padron i botes politike por jam padron i botes sportive te futbollisteve evropiane.


19/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›