Kryeministri Berisha pret në takim Patriarkun e Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës, Fortlumturinë e Tij Theodhori II
Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim Patriarkun e Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës, Fortlumturinë e Tij, Theodhori II, i cili shoqërohej në takim nga Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi.
Fortlumturia e Tij, Theodori II vlerësoi rindërtimin nga themelet të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe ndryshimet e realizuara në Shqipëri në vitet e fundit.
Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e Kryepeshkopit Anastasios në ringjalljen e fesë në Shqipëri dhe në krijimin e lidershipit shqiptar në drejtimin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Gjithashtu, ai theksoi rolin e rëndësishëm që luan Kisha Orthodokse në zhvillimi shpirtëror të Afrikës. “Progresi i sotëm i botës varet nga progresi i Afrikës. Kjo është arsyeja që qeveria shqiptare ka vendosur që vitin e ardhshëm të marrë pjesë në ndihmat që i jepen këtij kontinenti”, tha Kryeministri Berisha.
02/11/2009