E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Presidentin hungarez, zotin Lazlo Solyom

Presidentin hungarez, Zoti Solyom theksoi se Hungaria do të mbështesë Shqipërinë me të gjitha mundësitë e saj në procesin e integrimit sa më të shpejtë të saj  në BE dhe në liberalizmin e vizave.

Kryeministri Berisha mirëpriti sot, në një takim Presidentin hungarez zotin  Lazlo Solyom. Duke falënderuar Presidentin hungarez për vizitën e tij, Kryeministri Berisha i shprehu zotit Solyom mirënjohjen për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në NATO,  dhe procesin e integrimit në BE.

Duke vlerësuar  lidhjet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve, të dy personalitetet shprehën vullnetin për intensifikimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizitë përbën një hap tjetër shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.

Kryeministri Berisha e falënderoi presidentin Solyom për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme dhe u shprehu besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të njohë nivele të reja edhe më të larta.

Nga ana e tij, Presidenti hungarez Lazlo Solyom vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria,  si rezultat i reformave në shumë fusha dhe siguroi se Hungaria  do të mbështesë Shqipërinë me të gjitha mundësitë, në procesin e integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE dhe në liberalizmin e vizave.

Kryeministri Berisha u shpreh se pas hyrjes se Shqipërisë ne NATO, anëtarësimi i vendit në BE është çështja më madhore e përkrahur nga 94 % e shqiptarëve, gjë kjo që i hap dritën jeshile qeverisë shqiptare për të vazhduar e vendosur drejt  implementimit te reformave dhe plotësimit të standardeve te kërkuara ne këtë drejtim.

Gjatë takimit u diskutua  ndër të tjera edhe për situatën  pas zgjedhore. Lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërimin e votave, Presidenti hungarez Lazlo Solyom u shpreh se ne qoftë se do të ndërhyhej për të ndryshuar vendimet e gjyqësorit kjo do të kishte një çmim shumë të rëndë për vendin dhe shtetin ligjor, prandaj në asnjë rast një çmim i tille nuk mund te pranohet!

Kurse për sa i përket bojkotit të opozitës, presidenti hungarez Lazlo Solyom u shpreh se komuniteti ndërkombëtar pret që opozita të hyjë në parlament.

Ndër të tjera, Kryeministri Berisha e njohu presidentin me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për te ndryshuar Shqipërinë, si ndërtimi i një rrjeti të ri dhe modern infrastrukturor, projekti ambicioz i “Shqipërisë ne moshën dixhitale”, reformat e ndërmarra ne arsim, si dhe fuqizimi i ekonomisë shqiptare. Duke u ndalur veçanërisht  në fushën e bujqësisë, Kryeministri u shpreh se do të ishte mirënjohës në se qeveria hungareze do të mbështeste fermerët shqiptare përmes kredive te buta dhe ekspertëve të saj, si psh në projektin e qeverisë për  një sistem bashkëkohor vaditës, për  të  cilin presidenti hungarez ofroi mbështetje.

Kryeministri Berisha e njohu gjithashtu Presidenti hungarez me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare ne drejtim te luftës me tolerance zero kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar ne vend, si dhe me përpjekjet për një klimë sa më të favorshme për biznesin e huaj në Shqipëri.

Presidenti hungarez Solyom u shpreh se të dy vendet do të punonin së bashku për të inkurajuar investitorët hungarez për të investuar ne Shqipëri, në fusha me interes si ne turizëm, arsim, infrastrukturë, bujqësi, miniera, etj.

Pas takimit, Presidentit hungarez Solyom mori pjesë në drekën zyrtare, të shtruar për nder të tij , nga kryemistri Berisha.


31/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›