E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret në takim përfaqësues të Bankës Botërore dhe të programeve të saj FIAS/MIGA

Kryeministri Berisha priti sot në një takim  përfaqësues të Bankës Botërore dhe të programeve të saj FIAS/MIGA.

Në takim u diskutua per rritjen e konkurueshmërisë të ekonomisë shqiptare, të investimeve të huaja direkte dhe përmirësimin e infrastrukturës mbështetëse. Ne këtë kuadër ekspertët e BB i prezantuan kryeministrit modele të eksperiencave  të suksesshme botërore në lidhje me nxitjen, mbështetjen e menaxhimin e fluksit të investimeve të huaja, si dhe shfrytëzimin e avantazheve konkuruese  të ekonomisë.

Ekspertët e BB përgëzuan Kryeministrin Berisha  për sukseset  e ekonomisë shqiptare në këtë drejtim , si shumëfishimi i investimeve direkte të huaja dhe vendase dhe krijimin e nje klime terheqëse dhe konkurruese biznesi.

Gjate ketij takimi u prezantuan gjithashtu dhe modele për riorganizimin e rolit të institucionit të mbështetjes, shërbimit dhe promovimit të investimeve të huaja “Albinvest”

Më pas, kryeministri Berisha i njohu ekspertët me situatën aktuale të investimeve të huaja direkte dhe atyre të vendit, në Shqipëri, duke u shprehur që komentet, sugjerimet dhe asistencën e ofruar nga programet e tyre do ti mishëronte menjëherë me modernizmin e Albinvestit me të gjitha masat e domosdoshme përkatëse, si dhe problemet që rrjedhin nga ky proces .

Kryeministri theksoi se synimi i qeverisë që ai drejton ëhstë vazhdimi i rrugës së rritjes së shprejtë ekonomike nëpërmjet nxitjes së mëtejshme  të investimeve të huaja dhe shndërrimit  të Shqipërisë në një qendër të rëndësishme të investimeve të huaja direkte në Ballkan.

Kryeministri  i falenderoi përfaqësuesit e BB për kontributin e dhënë nëpërmjet programit mbështetës dhe i siguroi për vazhdimësinë  e këtij bashkëpunimi, tashmë në fazën e dytë, atë të zbatimit.


18/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›