Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë angleze “Charles Street Securities”
Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e kompanisë angleze “Charles Street Securities”, të kryesuar nga z. Gerard Mizrahi.
Kompania angleze i shprehu Kryeministrit Berisha interesin për të investuar në Shqipëri në fushën e turizmit.
Së shpejti kjo firmë investimesh do të paraqesë projektin për zhvillimin e një zone turistike në Gjirin e Lalëzit.
Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 30 ha dhe do të përfshijë ndërtimin e një hoteli dhe disa vilave turistike.
Kryeministri Berisha mirëpriti projekt-idenë e investitorëve anglezë dhe shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për të ofruar infrastrukturën e duhur në këtë zonë me destinacion të rëndësishëm turistik.
19/01/2009