Kryeministri Berisha ka marrë një letër nga Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh
Përmes kësaj letre, Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shpreh kënaqësinë e tij për marrëdhëniet në rritje mes Indisë dhe Shqipërisë si dhe për thellimin e tyre pas hapjes në New Delhi të Misionit Diplomatik shqiptar.
Gjithashtu në këtë letër Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shpreh vlerësimet e Tij më të larta për figurën e Nënë Terezës, figurë e cila “vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjes mes dy vendeve”.
NË letrën e Tij për Kryeministrin Berisha, Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shprehet:
Shkëlqesi,
Ne jemi të lumtur që marrëdhëniet mes Indisë dhe Shqipërisë po njohin rritje. Hapja e Misionit Diplomatik të Shqipërisë në New Delhi dhe vizita e fundit e Ministrit Tuaj të Jashtëm do t’i japë më shumë nxitje marrëdhënieve tona bilaterale.
Nënë Tereza, e cila ishte e etnisë shqiptare si dhe një shtetase indiane, solli lavdi tek ne përmes punës së saj vetëmohuese. Ajo vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjeve mes dy vendeve tona.
Unë gjithashtu shfrytëzoj këtë rast për t’u falënderuar Ju për ftesën tuaj të ngrohtë për të vizituar Shqipërinë. E çmoj këtë si një nder të madh për Indinë.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurinë e konsideratës Time më të lartë dhe Urimet e Mia më të mire për Vitin e Ri.
Manmohan Singh
17/01/2009