Kryetarja Kuvendit viziton biznese të suksesshme në Fier të drejtuara nga gra.
Kryetarja e Kuvendit ka vizituar disa biznese ne qytetin e Fierit që drejtohen në mënyrë të suksesshme dhe me pasion nga gra.
Në kompleksin arsimor parashkollor nëntëvjeçar dhe të mesëm jo publik :"Numani" me 950 nxënës, Kryetarja e Kuvendit, zhvilloi një bisedë të ngrohtë me arsimtarët dhe të rinjtë e kësaj shkolle.
" Është me të vërtetë impresionuese, ky investim i bërë me shpirt dhe pasion nga një grua. Suzana, drejtoresha e këtij kompleksi është një shembull për të gjitha gratë, lider në biznes dhe në sektorë të tjerë profesionalë" u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Drejtuesja e kompleksit Suzana Numani tha se Kryetarja e Kuvendit, me pasionin në punën e saj përbën, shembull për të gjitha gratë që kërkojnë sukses në jetë.
Më tej zonja Topalli vizitoi disa kabinete mësimorë, si ai i bilogjisë, informatikës, dhe shkencave natyrore. Kryetarja e Kuvendit i përcolli nxënësve mesazhin se vetëm me dije e kulturë, ata mund të konkurrojnë me shanse të barabarta, me bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
Disa nxënës i dhuruan shkrime letrare dhe disa punime Kryetares së Kuvendit.
Në vizitën që Kryetarja e Kuvendit bëri në një fermë private bujqësore, vlerësoi pasionin e pronares, zonjës Bardha Begaj për të kultivuar farën bio të perimeve.
"Ky investim model, i drejtuar me pasion nga një grua është një inisiativë që duhet të ndiqet dhe nga shumë fermërë të tjerë. Vlerësoj se politikat subvecionuese të shtetit ndaj fermerëve duhet të forcohen dhe më tej në të ardhmen" u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Biznesmenja Begaj falënderoi mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit po i jep grave biznesmene.