E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë spanjolle “Ambito”

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e kompanisë spanjolle “Ambito”.

Gjatë takimit, investitorët spanjollë e informuan Kryeministrin  për ecurinë  e projektit të ndërtimit të fabrikës së çimentos në Fushë- Krujë si dhe për dy projekte në fushën e pasurive të patundshme në zonën e Farkës dhe në zonën turistike të Patokut.

Kryeministri Berisha përgëzoi investitorët spanjollë për investimin e kryer dhe për projektet e prezantuara dhe iu shprehu mbështetjen në përshpejtimin e procedurave për miratimin e tyre.


06/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›