Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë spanjolle “Ambito”
Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e kompanisë spanjolle “Ambito”.
Gjatë takimit, investitorët spanjollë e informuan Kryeministrin për ecurinë e projektit të ndërtimit të fabrikës së çimentos në Fushë- Krujë si dhe për dy projekte në fushën e pasurive të patundshme në zonën e Farkës dhe në zonën turistike të Patokut.
Kryeministri Berisha përgëzoi investitorët spanjollë për investimin e kryer dhe për projektet e prezantuara dhe iu shprehu mbështetjen në përshpejtimin e procedurave për miratimin e tyre.
06/10/2008