Kryeministri Berisha priti sot, në një takim të veçantë, Zotin Jose Pons, Drejtorin për Europën dhe Amerikën e Veriut, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, i cili erdhi në vend
Kryeministri Berisha priti sot, në një takim të veçantë, Zotin Jose Pons, Drejtorin për Europën dhe Amerikën e Veriut, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, i cili erdhi në vendin tonë, si dërguar i posaçëm i Ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, zotit Miguel Angel Moratino, në cilësinë e kryetarit të rradhës të OSBE-së.
Gjatë takimit, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të situatës, përsa i përket zgjedhjeve vendore. Kryeministri Berisha theksoi vendosmerinë e qeverisë për të zhvilluar zgjedhje që plotësojmë të gjitha standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve te lira dhe të ndershme.
Kryeministri shprehu gjithashtu gatishmërinë e qeverisë për të nënshkruar marrëveshjen e fundit të propozuar nga Presidenti i Republikës, si dhe vullnetin e qeverisë për të bashkëpunuar me opozitën për të zhvilluar zgjedhjet të lira dhe të ndershme, sipas të gjitha normave kushtetuese.
Nga ana e tij, zoti Pons e falënderoi Kryeministrin Berisha për takimin dhe për ekspozenë dhe, duke theksuar se është në dijeni të plotë të të gjitha përpjekjeve serioze dhe të vazhdueshme që Kryeministri Berisha ka bërë deri tani për të zhbllokuar situatën, u shpreh se në demokraci, zhvillimi i zgjedhjeve është i domosdoshëm dhe bojkoti i zgjedhjeve është i dëmshëm.
Zoti Pons i transmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetjet e ngrohta dhe miqësore të Ministrit të Jashtëm spanjoll Moratino dhe shqetësimin e tij për faktin që zgjedhjet janë bllokuar në Shqipëri.
Zoti Pons u shpreh se duhet të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për zhvillimin e zgjedhjeve, të lëmë mënjanë ngërçin dhe të shikojmë drejt së ardhmes.
Zoti Pons i shprehu Kryeministrit gatishmërinë e qeverise spanjolle për të ofruar çdo lloj ndihme qe qeveria shqiptare do ta konsideroje te nevojshme, për të kontribuar në realizimin e zgjedhjeve.