E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, sot takim me krerët e shteteve të BE-së

Kryeministri Sali Berisha gjatë ditës së sotme, do të marrë pjesë në Samitin krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), në Bruksel. Pas këtij takimi, Berisha do të jetë sërish, i ftuar në një takim të zgjeruar me përfaqësues të firmave më të mëdha gjermane, në Essen, në Gjermani, ku do të pritet nga z. Bodo Hombah, Anëtar i Kryesisë së Komisionit të Lindjes të Ekonomisë gjermane dhe Kryetar i Grupit mediatik WAZ. Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha do të prezantojë reformat dhe arritjet e qeverisë shqiptare në fushën ekonomike, në sajë të të cilave është krijuar një klime tepër e favorshme për biznesin vendas dhe të huaj në Shqipëri, si dhe do të flasë për 'Potencialet e Investimit në Shqipëri për Ndërmarrjet Gjermane'.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›