E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefani: Konkurenca me sondazhet më afër të vërtetës

Analisti Andrea Stefani është shprehur në studion e "Ora News" në lidhje me firmosjen e marrëveshjes së "RTV Ora News" me kompaninë lidere të sondazheve IPR Marketing si një lajm shumë të mirë sepse sipas tij konkurenca mes agjensive të ndryshme të sondazheve dhe shumimi i aktorëve mediatik sjell produkte që i afrohen më tepër të vërtetës. Po ashtu Stefani u shpreh edhe për rrëzimin e referendumit nga Komisioni i Venecias se ky komision ka hedhur poshtë padrejtësisht kërkesën e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse sepse ishin në ndikim politik. Sipas tij komisioni ka hyrë në partneritet me lojën politike qofshin ata ndërkombëtarë ose ata shqiptarë. Gjithashtu ai shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë opinionet e Komisionit të Venecias dhe duhet të vendosë nëse do të qëndrojë skllave e këtij opinioni ose jo. Ndërsa pyetjes se përse mediat e kanë kaluar këtë çështje në heshtje Stefani u përgjigj se reflektohet një kapje e mediave nga politika që është kundër referendumit për kushtetutën dhe kjo nuk është lajm i mirë për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›