Kryeministri Berisha takohet me Ambasadorin e Spanjës dhe Ambasadorin Lohan
BE dhe presidenca spanjolle e radhës mbështesin plotësisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të përkrahin atë dhe qeverinë shqiptare projektin për liberalizimin e vizave
Kryeministri Berisha ftoi vendet e BE-së të marrin në konsideratë pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë konferencë pasi thellimi i lumit te Bunes si dhe masat e tjera mbrojtëse infrastrukturore janë projekte të një rëndësie të jashtëzakonshme, por edhe shume të kushtueshme ndaj çdo kontribut i BE dhe vendeve te tij është shumë i mirëpritur dhe i vlerësuar.
Kryeministri Berisha priti sot ne një takim Ambasadorin e Spanjës në Tiranë zotin Emanuel Montobio dhe Kryetarin e Misionit të BE-së në Tiranë, Ambasadorin Lohan të cilët e informuan Kryeministrin për prioritetet e Presidencës spanjolle të BE-së për gjashtë muajt në vijim. Ambasadorët Montobio e Lohan i shprehën Kryeministrit Berisha angazhimin dhe vendosmërinë e plotë të BE-së dhe presidencës spanjolle për të mbështetur plotësisht përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE dhe proceset e tjera te lidhur me te si ai i heqjes se vizave për qytetarët shqiptarë.
Kryeministri Berisha vlerësoi se presidenca spanjolle e BE-së vjen në një moment historik dhe se ka privilegjin të ofrojë kontributin në implementimin e Traktatit të Lisbonës, si presidenca e parë, pas hyrjes së tij ne fuqi. Kryeministri e cilesoi Traktatin e Lisbonës si një ndër ngjarjet më të shënuara në historinë e BE-së, që pas traktateve të Romës dhe shprehu vlerësimin për risitë që ai sjell, në veçanti për sa i përket zgjerimit dhe axhendës së integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Ambasadorët e informuan kryeministrin Berisha për prioritetet e presidencës spanjolle, siç janë fillimi i vënies në jetë të Traktatit të Lisbonës dhe risive që ai sjell në strukturën, institucionet dhe të drejtën europiane, dalja nga situata e shkaktuar si pasoje e krizës financiare botërore por dhe vazhdimin e punës me axhendën europiane për zgjerimin e BE dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor si një prioritet kyç.
Bashkimi Evropian dhe presidenca spanjolle e radhës mbështesin plotësisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të përkrahin atë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet për të ecur përpara me hapat e mëtejshëm në këtë drejtim duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë shqiptare edhe në këtë fazë të përgatitjes së përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian, si edhe në projektin tjetër për liberalizimin e vizave.
Kryeministri Berisha i falënderoi të dy ambasadorët për ekspozenë dhe shprehu mirënjohjen e tij dhe të qeverisë shqiptare për përcaktimin nga ana e presidencës spanjolle të zgjerimit të BE-së si një ndër prioritetet kryesore të punëve të saj. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha u shprehu ambasadorëve vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të përgatitur dhe për t’i dorëzuar Komisionit Evropian dokumentin më cilësor me përgjigjet për pyetësorin dhe për të marrë çdo masë e për të realizuar çdo reformë në fushat prioritare, me qëllim që Shqipëria të ecë me hapa të shpejtë përpara, si në ecjen e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE, ashtu edhe për liberalizimin sa më shpejtë të vizave për qytetarët shqiptarë.
Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin të falënderojë të dy ambasadorët për vizitën që ata kryen në zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e jashtëzakonshme, si dhe për ndihmën dhe solidaritetin që vendet e Bashkimit Evropian i ofruan Shqipërisë për kapërcimin e kësaj situate. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha i bëri me dije ambasadorëve planin e qeverisë shqiptare për të organizuar së shpejti një konferencë donatorësh për të mbledhur ndihmë dhe asistencë ekspertësh profesionistë, për të vlerësuar dhe rikuperuar dëmet e shkaktuara, si dhe për projektet mbrojtëse për këtë zonë. Kryeministri Beriha ftoi vendet e BE-së të marrin në konsideratë pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë konferencë, pasi thellimi i lumit të Bunes si dhe masat e tjera mbrojtëse infrastrukturore, janë projekte të një rëndësie të jashtëzakonshme, por edhe shume te kushtueshme, ndaj çdo kontribut i BE dhe vendeve të tij është shume i mirëpritur dhe i vlerësuar.
Në takim u vlerësua reagimi masiv i institucioneve, i cili bëri të mundur realizimin e objektivit më madhor, shpëtimin e jetëve njerëzore.
Në fund të takimit, u ri-konfirmua edhe njëherë vendosmëria dhe angazhimi i Bashkimit Evropian dhe i qeverisë shqiptare për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha fushat për ecjen përpara me projektin madhor të integrimit të vendit në BE.
15/01/2010