Kryeministri Berisha takohet me Bordin e Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndërmarrjeve
Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite një takim me Presidentin e Bordit të Fondit Shqiptaro–amerikan të Ndërmarrjeve, zotin Michael Granoff, drejtorin ekzekutiv të kompanisë Hochtief, si dhe drejtues administrativ te aeroportit te Tiranes.
Takimi u fokusua në diskutimet për ecurinë e projektit te koncesionit për aeroportin e kryeqytetit. Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin maksimal te qeverise shqiptare për ecurinë e veprimtarisë se aeroportit, duke e vlerësuar atë, si një nga projektet me te suksesshme koncesionare ne Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutuan ndër të tjera, mundësia e ndërtimit të një aeroporti tjetër ndërkombëtar në qytetin e Sarandës.
Kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare është e gatshme për të mbështetur plotësisht projekte që lidhen me zhvillimin aeroportit, si dhe kërkoi që të komisionohet një studio konsulente për të shqyrtuar propozimet që do të çonin në një modifikim të termave dhe kushteve të kësaj marrëveshje, me qëllim funksionimin e një biznesi të ndershëm për të dyja palët.
14/10/2008