Presidenti Topi takon Presidentin e Italisë, Xhorxho Napolitano.

14 tetor 2008
Romë,
Itali
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe në krye të një delegacioni të përbërë nga personalitete të spektrit politik, ekonomik dhe shoqëror shqiptar, nisi sot vizitën e tij zyrtare në Itali.
Pasi është pritur me një ceremoni solemne në “Pallatin Kuirinale” në Romë, pas ekzekutimit të himneve kombëtarë respektive dhe kalimit në revistë të Rojes së Nderit, Presidenti Topi zhvilloi një takim të ngrohtë e miqësor me Presidentin e Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano.
Në bisedën mes tyre, dy presidentët vlerësuan këtë vizitë si një moment kulmor dhe shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e çmuar nivelin e këtyre marrëdhënieve si të shkëlqyer, ç’ka buron nga lidhjet historike dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë. Bashkëbiseduesit vunë në dukje se vijueshmëria e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, që është një dëshmi në vazhdimësi për një vullnet të konsoliduar politik, veçse gjallëron e forcon bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
Në këtë takim, Kryetari i Shtetit e njohu homologun italian me disa prej zhvillimeve më të fundit të brendshme në vend, duke vënë theksin në ecurinë pozitive të reformave kushtetuese, zgjedhore, në drejtësi, ekonomi, etj, si faktorë të rëndësishëm, jo vetëm në ecurinë pozitive të zhvillimeve në vend, por dhe në nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë. “Ne do të mirëprisnim që Italia të ishte avokatja e Shqipërisë në mbështetje maksimale dhe intensive në procesin integrues të vendit në NATO dhe BE”, - u shpreh Presidenti i Republikës, duke shprehur besimin në ratifikimin e shpejtë të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga dy Dhomat e Parlamentit italian.
Duke folur më tej mbi bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Topi vuri në dukje klimën e favorshme që ofron Shqipëria ndaj investimeve të huaja dhe, duke u ndalur në faktin se Italia është partneri dhe investitori më i rëndësishëm për Shqipërinë, ftoi biznesmenët dhe firmat prestigjioze italiane për më tepër investime në sektorë kyç për zhvillimin e vendit si në infrastrukturë, fushën e energjitikës, të shërbimeve publike, të turizmit etj. Në këtë takim, Presidenti nënvizoi se zgjerimi dhe forcimi i marrëdhënieve me Italinë, si dhe synimi për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, përqendron domosdoshmërisht vëmendjen drejt çështjes së qarkullimit të lirë të njerëzve, për të cilën shprehu mendimin se është e nevojshme të krijohen lehtësira të mëtejshme. Gjithashtu, gjatë bisedës, Kryetari i Shtetit shprehu dhe mirënjohjen për kujdesin e treguar nga qeveria italiane, si dhe për mbështetjen që ajo u ka dhënë dhe u jep emigrantëve shqiptarë, duke nënvizuar rëndësinë e veçantë që do të kishte dhe krijimi i kushteve më të favorshme për arsimimin në gjuhën shqipe.
Sa i përket zhvillimeve në rajonin ballkanik, Presidenti Topi shprehu qëndrimin se ne besojmë që e vetmja rrugë për të gjitha vendet e rajonit është integrimi i plotë në strukturat e familjes së madhe euroatlantike dhe në këtë aspekt Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rol stabilizues në rajon, duke synuar bashkëpunim sa më të ngushtë me vendet e rajonit, në të gjitha drejtimet. Sa i përket shtetit të ri të Kosovës, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë që ai ka një mbështetje të gjerë brenda Bashkimit Evropian, si dhe shpresën që edhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur ende apo kanë rezerva për pavarësimin e Kosovës, të njohin tiparin unik të çështjes kosovare dhe zgjidhjes së saj, e të pranojnë pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, si zgjidhja më e mirë e mundshme për instalimin e qëndrueshëm dhe përfundimtar të paqes e stabilitetit në Ballkan.
Në përfundim të takimit të dy delegacioneve të kryesuar nga Presidenti Topi dhe homologu i tij italian Napolitano, të dy krerët e shteteve dhanë një deklaratë për shtyp.
Presidenti Napolitano: Me Presidentin Topi patëm një bisedë të përzemërt. Ky raport miqësie të thellë ka lindur edhe nga ato që kemi kaluar jo shumë kohë më parë, gjatë gjysmës së dytë të viteve nëntëdhjetë, të cilat kanë qenë vite të vështira për Shqipërinë. I kapërcyem duke ndërtuar një kuadër të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Do të rikujtoja se përballë një fluksi të çrregullt emigrantësh nga Shqipëria, në ato vite që përmenda ka ekzistuar edhe rreziku i krijimit të një opinioni negativ e të gabuar publik në Itali. Këto rreziqe i kemi mënjanuar. Kemi punuar shumë së bashku dhe sot bashkësia shqiptare është një nga bashkësitë më të mirë integruara në vendin tonë, pa as edhe një hije tensioni dhe paragjykimi.
Shqipëria doli nga izolimi i saj nëpërmjet një procesi afrimi me Bashkimin Europian dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut. Italia e ka mbështetur fuqimisht këtë afrim, sidomos në mënyrë të veçantë përshëndesim vendimin e Samitit të NATO-s të prillit të kaluar për ta ftuar Shqipërinë që të bëhet anëtare. Dhe kur them që Italia e mbështeti këtë proces, i referohem njërit prej elementëve më konstantë të qeverive të ndryshme të vendit tonë – që politika e jashtme italiane ka qenë një politikë besimi dhe miqësie drejt Shqipërisë. Nga kjo ka rrjedhur edhe një zhvillim i fuqishëm i marrëdhënieve të dyanshme në të gjitha fushat, sidomos në atë ekonomike dhe ne urojmë që këto marrëdhënie të dyanshme dhe bashkëpunimi të zhvillohen e thellohen akoma edhe më tej.
Me Presidentin Topi diskutuam edhe për probleme ndërkombëtare duke iu referuar veçanërisht situatës në Ballkanin Perëndimor. Ndamë plotësisht mendimin se gjithë problemet e hapura në atë zonë, duke përfshirë edhe ato pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duhet të gjejnë zgjidhje në kuadrin evropian, në kuadrin e politikës së përbashkët evropiane.
Në fund shprehëm të njëjtin besim dhe të njëjtin përkushtim për fuqizimin dhe bashkimin evropian, duke shprehur edhe një vlerësim pozitiv mbi sprovat e fundit të kaluara nga BE-ja me iniciativa dhe vendime të përbashkëta si përballë sfidës ruse-gjerogjiane, ashtu edhe përballë krizës financiare botërore. Dhe në këtë rrugë me Presidentin Topi, Italia dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë së bashku.
Ju faleminderit!
Presidenti Topi: Së pari e falenderova Presidentin Napolitano për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë që më rezervoi së bashku me delegacionin që më shoqëron. Elementi i parë është falenderimi që Shqipëria dhe shqiptarët ia shprehin Italisë dhe popullit italian për mbështetjen që Italia dhe institucionet e saj i kanë dhënë vendit tonë gjatë gjithë viteve të tranzicionit, për pritjen dhe mikpritjen e një numri të madh emigrantësh shqiptarë, të cilët sikurse e tha edhe Presidenti Napolitano, janë nga komunitetet më të integruara në Itali. Kjo mbështetje në planin ndërkombëtar është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse Shqipëria më shumë se kurrë, është pranë anëtarësimit në NATO dhe po bën hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE.
E falenderova gjithashtu për qëndrimin e Italisë ndaj çështjes së Kosovës. E sigurova që Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol moderator në rajonin ballkanik dhe e sigurova që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontribuese për paqen në rajon duke shprehur bindjen se e ardhmja e vendeve ballkanike do të jetë në Bashkimin Europian, duke demonstrua një mentalitet të ri dhe duke iu larguar në mënyrë definitive retrospektivave të errëta të luftërave ndërballkanike.
I kushtuam një rëndësi shumë të veçantë vlerësimit të marrëdhënieve tradicionale mes Shqipërisë dhe Italisë. Unë evidentova shumë projekte që ne i zhvillojmë së bashku. Evidentova faktin që shumë investitorë italianë kanë ardhur gjatë këtyre viteve në vendin tonë. Kushtet e reja për biznesin në Shqipëri patjetër do të afrojnë investitorë të rinj duke i shtuar këtu edhe elementët e sigurisë së vendit, meqenëse se Shqipëria do të jetë muajt e ardhshëm vend me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Pa diskutim trajtuam edhe çështje që kanë të bëjnë me krizën financiare globale. Është shumë e rëndësishme që vendet më të zhvilluara, lidershipi i tyre politik janë shumë sinergjiste në reagimin profesional të instituteve financiare dhe po japin shembuj të qartë të reagimit në bllok duke e kaluar me shumë qetësi krizën që po shfaqet.
Jam i bindur që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë do të jenë gjithmonë kështu të ngrohta e vëllazërore. Këtë e dëshmon jo vetëm numri dhe frekuenca e vizitave reciproke të personaliteteve më të larta, por edhe numri i pafund i marrëdhënieve institucionale dhe profesionale, kulturore.
Unë dëshiroj që edhe këtu para jush t’i bëj të njëjtën ftesë Presidentit Napolitano që të vijë e vizitojë Shqipërinë. Natyrisht zoti Napolitano ka qenë në Shqipëri, por kësaj radhe do të jetë me një cilësi të re: si Presidenti i Italisë me të cilën nuk na bashkon vetëm distanca e afërt gjeografike, i njëjti ekosistem, jo vetëm detet tona të përbashkëta detet Adriatik dhe Jon, por një pafundësi vlerash të përbashkëta që fillojnë me traditën e lashtë të bashkëpunimit midis dy shoqërive tona dhe mbi të gjitha vlerat moderne të bashkëpunimit dhe koherencës në një Europë të Bashkuar, në një Europë civile dhe të qytetëruar.
Faleminderit shumë zoti President!