E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Popovski

Kryeministri  Berisha priti sot në një takim Ministrin e Punëve  të Jashtme të Maqedonisë zotin Nikola Popovski .

Pasi i uroi mirëseardhjen, kryeministri Berisha e siguroi  ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Popovski për dëshirën dhe vendosmërinë  e qeverisë shqiptare  për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të të dy popujve.

Ministri i Popovski,  pasi e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen i përcolli  atij përshëndetjet më të përzemërta  të kryeministri Gruevski,  gjithashtu  i rikonfirmoi  vendosmërinë e vendit të tij dhe qeverisë së Maqedonisë, për të intensifikuar marrëdhëniet  e bashkëpunimit në të gjitha fushat .

Në takim u shpreh kënaqësia e veçantë për marrëdhëniet  shumë të mira midis dy vendeve,  u  vlerësua  si shumë e rëndësishme  kompletimi i  projekteve  infrastrukturore midis të dy vendeve, të cilat do të bëjnë të mundur  lehtësimin e këtij bashkëpunimi dhe për  afrimin e mëtejshëm të të dy vendeve dhe popujve fqinj. Në veçanti projektet  rrugore,  pjesë e korridorit  të 8, bashkimi i linjave hekurudhore midis dy vendeve , ndërtimi i linjës së interkonjeksionit  si dhe bashkëpunimi edhe më i ngushtë në fushën e turizmit, u konsideruan si aspektet konkrete  ku është  fokusuar  vëmendja e dy qeverive.

Ministri Popovski  u shpreh i impresionuar për ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur në Shqipëri, në veçanti për sa i përket zhvillimit të infrastrukturës rrugore, projekteve të prodhimit të energjisë së rinovueshme, arritjeve te rëndësishme të qeverisë shqiptare në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në reformat ekonomike fiskale  dhe ato  për një qeverisje të mirë.

Në takim u theksua  gjithashtu  rëndësia  që vendet e rajonit  Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe vendet e tjera  të eliminojnë  të gjitha barrierat për qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, e qytetarëve,  duke ndërtuar një model  të ngjashëm  me modelin e suksesshëm të ndërtuar nga vendet e BE.

Kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Popovski  rikonfirmuan angazhimin e dy qeverive  e vendeve  për të ecur me shpejtësi drejt hapave të mëtejshme për anëtarësimin e plotë në BE, si e ardhmja më e mirë  e të dy vendeve dhe rajonit.


03/10/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›