E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Senatoren Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për çështjet Evropiane

Kryeministri Berisha , i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, u takua në Washington DC me  Senatoren Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për çështjet Evropiane.

Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, Senatorja Shaheen vlerësoi reformat dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe dhe rolin e saj për paqen prosperitetin e sigurinë në rajon.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha e njohu Senatoren Shaheen me zhvillimet aktuale politike ne Shqiperi. Kryeministri theksoi se opozita tashmë ishte prezentë në Parlament dhe problemet e vitit të kaluar ishin tejkaluar. Në këtë kontekst,  kryeministri theksoi se tashmë ekziston vullneti i forcave politike për heqjen e imunitetit për të gjithë zyrtarët në Shqipëri për akuza të lidhura me korrupsionin dhe krimin e zakonshëm.

Ndër të tjera Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të zhvillimit dhe të arritjeve  të vendit në fusha të rëndësishme, si atë ekonomike, fushën e arsimit, mjekësisë, ndërtimit te infrastrukturave te rëndësishme, etj. Në takim u diskutua mbi potencialet e mëdha që ofron Shqipëria, në shumë fusha dhe u rikonfirmua vendosmëria për të nxitur investitorët e rëndësishëm amerikane që të zhvillojnë investimet  e tyre në Shqipëri.


26/04/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›