E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me perfaqesues te Rrjetit te Profesionisteve dhe sipermarresve Shqiptaro - Amerikane APEN

Ne vijim te vizites se tij ne Nju Jork Kryeministri Berisha mori pjese ne pritjen e organizuar nga Rrjeti i Profesionisteve dhe sipermarresve Shqiptaro - Amerikane APEN. Kjo organizate ka ne fokus te punes se saj promovimin mbeshtetjen dhe zhvillimin profesional te komunitetit shqiptar te cilet jetojne punojne e studiojne ne SHBA.

Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha e cilesoi kete takim si shume te vecante dhe te rendesishem pasi kjo organizate perfaqeson gjeneraten e suksesit te emigracionit dhe diaspores shqiptare. Duke vleresuar rolin dhe kontributin e APEN per Shqiperine Kosoven dhe shqiptaret ne teresi Kryeministri Berisha u shpreh se une kam deshire tju shoh ju te gjitheve ne Shqiperi por nga ana tjeter nuk mund te mohoj se roli juaj ne kete vend nuk eshte me i vogel se ai qe mund te luani ne Shqiperi. Jam i vetedijshem se ne fytyren tuaj une shoh biznesmene te shquar ne vendin me te madh te botes por jam i sigurt se dhe senatore kongresmene e zyrtare me te larte te ketij vendi.

Me tej Kryeministri Berisha beri nje ekspoze te zhvillimeve dhe arritjeve te Shqiperise ne shume fusha kryesisht ne fushen ekonomike. Kryeministri u shpreh se ne nje hark te shkurter kohor jane rritur ne dhjetera e dhjetera here te ardhurat per fryme Shqiperia eshte vendosur ne grupin e vendeve me nivel te larte te te ardhura te mesme 80 perqind e prodhimit e ka nga sektori privat 90 perqind e nxenesve qe mbaruan klasen e 9-te ndjekin shkollat e mesme dhe ku 70 perqind e maturanteve jane regjistruar ne universitete si dhe ne cdo shkolle ne te kater anet e vendit ka internet dhe kabinete informatike etj. Nder te tjera Kryeministri foli per investimet e rendesishme ne infrastrukturen e vendit duke nenvizuar se ne pranvere cdo njeri qe niset nga Kosova per ne Shqiperi nga Morina e Kukesit deri ne Konispol do te ece ne rruge te reja.

Te pranishem ne kete pritje ishin edhe Presidenti i Kosoves z. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Kosoves z. Hashim Thaci.

Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha u shpreh

I dashur zoti President i Kosoves

I dashur zoti Kryeminister i Kosoves

Te dashur studente e studente

Intelektuale e biznesmene

Anetare te organizates APEN

Se pari dua tju pershendes shume perzemersisht dhe te shpreh kenaqesine qe takohem sot me ju si dhe tju siguroj se takimet me organizaten tuaj jane nje frymezim i vecante per mua. Une sa here vij ne kete qytet metropol i botes takimin me ju e konsideroj si nje nga takimet me te rendesishme me frymezues sepse ju perfaqesoni gjeneraten e suksesit te emigracionit dhe diaspores shqiptare. Prinderit dhe familjaret tuaj te rritur ne kushte nder me te veshtirat me sakrifica nder me te jashtezakonshmet ia dolen te behen nje ze i fuqishem i kombit shqiptar ne kete vend te madh ne kete komb te madh. Ata ia dolen te luajne nje rol historik ne lirine e shqiptareve ia dolen te luajne nje rol historik ne clirimin e Kosoves.

Pra sot pas nje historie shume te gjate mbijetese vuajtjesh sakrificash por edhe te nje identiteti te pacenuar ne shekuj shqiptaret vijne te lire dhe te vendosur te ndertojne te ardhmen e tyre. Te ardhme ndertojne vetem kombet e lira. Kombet jo te lira maksimumi qe mund te bejne eshte te mbijetojne dhe ne kete e kemi bere.

Sot ne ndjekim nje rruge ne te cilen duam te kompensojme kohen e humbur sepse ne shekullin e ri kemi hyre si komb me kohe humbur por edhe si nje komb me energji te jashtezakonshme. Energjite e shqiptareve jane te paimagjinueshme. Ne e faktuam me se miri kete ne dy dekadat e fundit. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaci folen per zhvillimet e medha ne Kosove te cilat bejne krenar cdo shqiptar sepse ne historine mijeravjecare te ketij kombi pas lufterave te Skenderbeut lufta per clirimin e Kosoves dhe pavaresia e saj jane faqja me e ndritur kapitulli me i arte i historise tone kombetare.

Fatmiresisht dy muaj me pare Gjykata Nderkombetare e Drejtesise GJND beri nule traktatet antishqiptare te firmosura per copetimin per te mos thene dhe zhdukjen e ketij kombi ne fillimin e shekullit qe shkoi dhe vendosi se e drejta e shqiptareve ne Kosove per pavaresi eshte nje e drejte qe perputhet plotesisht me ligjin nderkombetar. Dhe kjo eshte ne ate kuptim qe e drejta vonon por nuk harron. Tani ne kete rruge ne kemi nevoje me shume se kurre dhe me shume se cdo gje tjeter per zhvillim dhe ne garen e zhvillimit gara e dijes eshte dhe do te jete promotori kryesor. Ne garen e dijes qendron dhe leva e Arkimedit per nje zhvillim te shpejte te shqiptareve ne Shqiperi ne Kosove dhe kudo qe jane.

Zhvillimet jane shume pozitive. Une mund tju jap ju disa te dhena te shkurtra. Ne vitin 92 kur kam ardhur ne OKB si President i Shqiperise vendi yne renditej vendi i trete ose i katert me i varfer ne bote ne mjerimin me te madh me 204 dollare per fryme me nje ekonomi teresisht te rrenuar me nje varferi dhe uri ekstreme ne zona te tera. Neser une do flase ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara si perfaqesues i nje vendi qe ne nje hark te shkurter kohor ka rritur ne dhjetera e dhjetera here te ardhurat per fryme si perfaqesues i nje vendi qe eshte vendosur ne grupin e vendeve me nivel te larte te te ardhura te mesme si perfaqesues i nje vendi qe 80 perqind te prodhimit e ka nga sektori privat si perfaqesues i nje vendi qe kete vit shkollor krenohet sepse 90 perqind e nxenesve qe mbaruan klasen e 9-te ndjekin shkollat e mesme dhe ku 70 perqind e maturanteve jane regjistruar ne universitete dhe se ne cdo shkolle ne te kater anet e vendit ka internet dhe kabinete informatike si perfaqesues i nje vendi qe ne jetegjatesi dallon nga ky vend me i madhi i lirise ne bote vetem me 0.15 vjet nga 77.96 vjet qe eshte jetegjatesia ne Shqiperi kundrejt 78.11 qe eshte jetegjatesia ne SHBA si perfaqesues i nje vendi qe ka sot disa nga treguesit me te mire se nje seri vendesh te zhvilluara.

Kjo rrjedhe eshte gare dhe ne kete kontekst une ju garantoj se nuk ka me te forte se shqiptaret ne gare. Ne duhet te kemi te qarte se kombi dhe vendi eshte shume me larte nga cfare e mendojme ne. Psikologjia jone ne vleresimin e tij ka mbetur mbrapa. Une jam Kryeminister dhe punoje cdo dite me reforma por vazhdimisht mesoj per arritjet e vendit tim nga te tjeret. Me ju ka nje raport te vecante dhe ky raport eshte midis globales dhe kombetares. Une kam deshire tju shoh ju te gjitheve ne Shqiperi por nga ana tjeter nuk mund te mohoj se roli juaj ne kete vend nuk eshte me i vogel se ai qe mund te luani ne Shqiperi. Jam i vetedijshem se ne fytyren tuaj une shoh biznesmene te shquar ne vendin me te madh te botes por jam i sigurt se dhe senatore kongresmene e zyrtare me te larte te ketij vendi. Ndaj dhe ju kudo qe jeni jeni shume te rendesishem per Shqiperine per Kosoven per shqiptaret ne teresi.

Disa zhvillime jane shume te rendesishme. Rritja ekonomike eshte e qendrueshme dhe shpresojme qe kete vit te jete 4 - 5 perqind. Brenda muajit prill apo maj te vitit qe vjen cdo njeri nga ju qe niset nga Kosova per ne Shqiperi nga Morina e Kukesit deri ne Konispol do te ece ne rruge te reja. Kjo eshte e verteta. Shqiperia cdo dite behet nje vend me i mire per jeten e njerezve. Para disa javesh Neeseeek me nje grup ekspertesh nder me te shquarit e vendosi Shqiperine si vendin e 57-te me te mire per te jetuar. Per mua eshte absolutisht vendi i 1- re e deri tek 7ndashta ska tjeter. Kur them Shqiperia kam parasysh edhe Kosoven. Te jem i hapur me ju dua tju rrefej se une pushimin me te bukur te kushedi e sa viteve e bera ne malin e Sharrit para dy javesh.

Ju pershendes ju pergezoj dhe ju ftoj qe ne cdo rrethane te mbani te gjalle dashurine dhe mbeshtetjen per kombin dhe vendin tuaj. Jam i bindur se kete po beni. APEN eshte nje organizate e shkelqyer e cila i sherben shume mire ketij misioni.

Faleminderit shume


22/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›