E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Komandantin e Flotës dhe Zëvendësshefin e Shtabit të Marinës të Mbretërisë së Bashkuar, admiralin George Zambellas

Kryeministri Berisha zhvilloi dje, një takim, në ambientet e rezidencës qeveritare 31, me Komandantin e Flotës dhe Zëvendësshefin e Shtabit të Marinës të Mbretërisë së Bashkuar, admiralin George Zambellas, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët mes forcave britanike dhe atyre shqiptare. Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare (FASH) Xhemal Gjunkshi dhe ushtarakë të tjerë të lartë të FASH.

Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në këtë stërvitje të përbashkët, vlerësoi rolin e rëndësishëm mbështetës që Britania e Madhe kanë dhënë për integrimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe për modernizimin e FASH.

Admirali Zambellas, duke e falënderuar Kryeministrin për mikpritjen, shprehu vlerësimet më të larta për nivelin shumë të mirë dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve e qeverive, si dhe vullneti i përbashkët për të zgjeruar e bashkëpunimin, në veçanti në fushën e mbrojtjes, si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe të bashkëpunimit dypalësh.

Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të shprehur gjithashtu, mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme të Britanisë së Madhe dhe qeverisë së saj, në të gjitha fushat dhe tani në hapat e mëtejshëm të integrimit europian. Kryeministri rishprehu mirënjohjen edhe për kontributin e rëndësishëm të Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe për çlirimin e Kosovës.


13/11/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›