E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Presidenten Jahjaga

Kryeministri Berisha takoi sot Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ndodhet në Tiranë me rastin e inaugurimit të shtatores së Hasan Prishtinës.

Në takim u vlerësua Hasan Prishtina si një ndër figurat e personalitetet qendrore të lëvizjes së kombit për pavarësi, me kontribut të jashtëzakonshëm si në shpalljen e pavarësisë, edhe në lëvizjet e mëdha për bashkim kombëtar, për liri e dinjitet, vlerat e virtytet e kombit, që hodhën themelet për të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Gjithashtu, gjatë bisedës u theksua rëndësia e madhe për të gjithë shqiptarët që të vërtetat e kombit, kontributi dhe vepra e burrave e grave të shquara të tij, që, për shkak të historisë së dhimbshme të shqiptarëve që përjetuan ndarje, copëtime të padrejta, diktaturën, u shtrembëruan, u dogmatizuan dhe u lanë në harresë, të dalin në dritë të diellit, për t’i shërbyer brezave që vijnë.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›