Rriten remitancat drejt vendeve ne zhvillim
Fluksi i remitancave drejt vendeve në zhvillim pritet të tejkalojë parashikimet paraprake dhe të jete 406 miliardë dollarë për këtë vit, duke shenuar një rritje prej 6.5 përqind krahasuar me vitin e kaluar, është ky rezultati i një studimi të Bankës Botërore mbi remitancat dhe migracionin global. Remitancat drejt vendeve në zhvillim pritet të rriten me 7,9% në 2013, 10,1% në 2014 dhe 10,7% në vitin 2015 për të arritur në 534 miliardë dollarë.
Në rang global pritet që remitancat të arrijnë në 534 miliardë dollarë në 2012 dhe parashikohet të rriten në 685 miliardë dollarë në 2015 thuhet në studim. Megjithatë, pavarësisht rritjes se përgjithshme në fluksin e remitancave drejt vendeve në zhvillim, kriza ekonomike e vazhdueshme globale po e redukton fluksin e tyre drejt disa rajoneve. Ndërsa Azia Jugore, Lindja e Mesme, si dhe Afrika e Veriut pritet të jenë më mirë nga sa ishte parashikuar fillimisht. Përfituesit kryesorë të remitancave të regjistruara zyrtarisht për 2012 janë India (70 miliardë
dollarë), Kina (66 miliardë dollarë), Filipinet (24 miliardë dollarë), Meksia (24 miliardë dollarë), dhe Nigeria (21 miliardë dollarë). Vazhdojnë të kenë rritje të qendrueshme në fluksin hyrës të remitancave rajonet dhe vendet me numër të lartë emigrantësh në vendet eksportuese të naftës, krahasuar me emigrantët që janë përqendruar kryesisht në ekonomitë e zhvilluara, veçanërisht në Evropën Perëndimore. Banka Botërore po punon për një iniciative të re, Partneriteti Global i Dijes mbi Migracionin dhe Zhvillimin (KNOMAD), i cili synon lehtësimin e debatit shumëdisiplinor dhe diskutimin mbi çështjet të migracionit, hartimin e politikave të mundshme, dhe politikave pilote për vendet dërguese dhe marrëse.
Banka gjithashtu vijon të bëjë progres të dukshëm në zhvillimin e instrumenteve financuese për të ndikuar migracionin dhe remitancat me qëllim zhvillimin kombëtar.
REMITANCAT DREJT VENDEVE NE ZHVILLIM
Në 2013 rritje me 7,9%
Në 2014 rritje me 10,1%
Në 2015 rritje me 10,7%
PERFITUESIT KRYESORE TE REMITANCAVE
India 70 miliardë Dollarë
Kina 66 miliardë dollarë
Filipinet 24 miliardë dollarë
Meksia 24 miliardë dollarë
Nigeria 21 miliardë dollarë