Kryeministri Berisha takon Presidentin e Kompanise Bechtel zotin Riley Bechtel
Kryeministri Berisha priti sot ne takim zotin Riley Bechtel President dhe drejtues ekzekutiv i Kompanise se mirenjohur nderkombetare Bechtel i shoqeruar nga Walker Kimball Zevendespresident dhe drejtor menaxhues i kesaj kompanie.
Zoti Bechtel ne emer te Kompanise i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet dhe mirenjohejn per bashkepunimin e shkelqyer ne projektin madhor te rruges Durres - Kukes. Ai i shprehu kryeministrit se projekti qe ata realizuan ne Shqiperi ishte nje nder projektet me te rendsisheme qe ai ka realizuar ne karrieren e tij 21- vjecare .
Zoti Bechtel u shpreh se ne Shqiperi gjeti specialist dhe nje fuqi punetore te cilet u pershtaten shume shpejte me standardet e kompanise se tij si dhe nje bashkepunim profesional me qeverine shqiptare ne realizimin e ketij projekti sa te veshtire aq edhe intrersant per kompanine e tij. Ai u shpreh i impresionuar me ndryshimet e ndodhura ne Shqiperi keto 3- 4 vitet e fundit.
Nga ana tij kryeministri Berisha e falenderoi zotin Bechetel per cilesine e projektit me madhor per Shqiperine dhe rajonin qe kjo kompanirealizoi. Rruga Dures - Kukes eshte nje arritje historike politike dhe ekonomike per te gjithe shqiptaret dhe rajonin. Ajo jo vetem bashkoi shqiptaret por i dha nje zhvillim te papare dhe te paparashikuar ekonomise turizmit dhe bashkepunimit te Shqiperise dhe shqiptareve me rajonin.
Kryeministri theksoi se realizimi i ketij projketi madhor sherbeu si nje universitet per biznesin e ndertimit shqiptar. Ky projekt i dha biznesit vendas njohuri cilesi dhe standarde pune nderkombetare duke i aftesuar te ndermarrin projekte gjithnje e me te medha. Realizmi me sukses i ketij projketi deshmoi vertetesine e modelit ekonomik qe qeveria shqiptare aplikoi me investime maksimale ne infrastrutkure dhe taksa sa me te ulta u shpreh kryeministri.
Kryeministri theksoi gjithashtu se efekti i gjithanshem i ketij bashkepunimi eshte sot i prekshem ne kete rruge qe te gjithe e quajne Rruga e kombit qe me perfundimin e segmentit tjeter behet dhe rruga e rajonit dhe Evropes.
Kryeministri i shprehu falemnderimiet e tij kompanise Bechtel edhe ne emer te te gjithe punonjesve shqiptare te cilet e konsideruarn eksperiencen e tyre me kete kompani si nje mesim te madh te pashlyeshem te karrieres se tyre.
Nisur nga kjo zoti Bechtel shprehu interesin e tij dhe te Komanise per te marre pjese ne gara te tjera per te ndertuar vepra te tjera infrastrukturore si hekurudha apo segmente si ai i Korridorit te Tete Tirane - Elbasan apo Berat - Tepelene etj. Ai u shpreh se kompania e tij e konsideron gjithmone prioritet dhe kenaqesi realizimin e veprave me impakt kaq te madh si ne Shqiperi.
13/11/2010