Kryeministri Berisha i pergjigjet interesit te medias lidhur me zhvillimet politike ne vend
Ne nje prononcim per median dhene pas mbledhjes se sotme te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise KRRTRSH Kryeministri Berisha u shpreh
Kjo ishte nje mbledhje jashtezakonisht e rendesishme qe vendosi per Tiranen tjeter per Tirane e fytyres se vertete Evropiane per Tiranen e infrastruktures me moderne per Tiranen e zonave kreative te njejta me kryeqytetet e medha te Evropes. Ju edhe mund te komentoni se kjo mbledhje ishte fillimi i fushates elektorale per Tiranen. Une nuk ju fajesoj por sigurisht kjo nuk ishte e tille. Duke pare se ne Tirane pervec britmave per kutine nuk pipetin asgje tjeter atehere juve ju duket sikur filloi fushata. Ne po fillojme infrastrukturen e madhe per kryeqytetin e vendit.
- Zoti Kryeminister meqenese po flasim per britmat per kutite a ju duket propozim i ri ai i kryetarit te Partise Socialiste lidhur me hapjen vetem te kutive te materialeve zgjedhore dhe jo fleteve te votimit. Rama ka hequr dore ose te pakten publikisht duket sikur ka hequr dore nga fletet e votimit.
Kryeministri Berisha Ka nje Parlament dhe zoteria e tij ashtu sic dorezoi me 20 tetor nje dokument qe mbante daten 14 shtator duhet te dorezoj propozimin. Mua me duhet te pres sepse para se ta komentoj dua te shoh propozimin e tij. Dhe natyrisht ne mbetemi gjithnje te hapur per shqyrtim serioz te kerkesave te opozites te cilat do te trajtohen me rigorozitet ne kuadrin e Kushtetutes Kodit Zgjedhor te vendit dhe pavaresise se institucioneve.
- Zoti Kryeminister opozita pavaresisht se ka paralajmeruar protesta ka deklaruar qe do te ndermarre nje mocion mosbesimi per ju dhe per kryetaren e Parlamentit. A ndjeheni i rrezikuar ju dhe mazhoranca juaj me kete mocion
Kryeministri Berisha Zoti u dhene kuraje Sepse kane pese vjet qe thone mocion mocion dhe nuk e sosin dot. Le ta bejne nje.
15/11/2010