E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoroi sot tete personalitete te njohura te skenes se Teatrit dhe Estrades Profesioniste te qytetit te Korces.

12 nentor 2010
Korce

Me rastin e 60-vjetorit te krijimit te Teatrit A. Z. Cajupi dhe 50-vjetorit te Estrades Profesioniste te qytetit te Korces Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i shoqeruar nga anetare te Kabinetit udhetoi po sot drejt qytetit te Korces ku u prit perzemersisht nga Kryetari i Bashkise se qytetit Niko Peleshi Kryetari i Keshillit Bashkiak Gjergji Pendavinji Drejtoresha e Teatrit te Korces Zamira Kita deputete perfaqesues te strukturave vendore krere te bashkesive fetare artiste personalitete te jetes kulturore e artistike intelektuale qytetare etj.

Pas pritjes qe Kreut te shtetit iu rezervua ne nje atmosfere te ngrohte e festive ne sallen e shfaqjeve te Teatrit u zhvillua ceremonia me rastin e 60-vjetorit te krijimit te Teatrit A. Z. Cajupi dhe 50-vjetorit te Estrades Profesioniste te qytetit te Korces. Ne emer te intelektualeve dhe artisteve te qytetit pershendeti Drejtoresha e Teatrit dhe njekohesisht aktorja Zamira Kita e cila fillimisht i uroi Presidentit Topi mireseardhjen ne qytetin e Korces dhe e falenderoi per pranine ne pervjetoret jubilare te dy institucioneve te rendesishme te artit. Me pas pershendeti Kryetari i Bashkise se Korces Niko Peleshi i cili pasi vuri ne dukje rendesine e vizites se Presidentit ne keto evenimente dhe vleresimin qe i behej Korces dhe qytetareve te saj nga prania e Kreut te Shtetit nderoi me emblemen e Arte te Bashkise 13 artiste te shquar korcare si dhe u dha titullin Qytetar Nderi 9 personaliteteve intelektuale te Korces.

Me tej pas shfaqjes se nje dokumentari per filmat teatrot dhe artistet e qytetit artdashes te Korces u zhvillua ceremonia e dekorimit te tete personaliteve te njohura te skenes se Teatrit dhe Estrades Profesioniste te qytetit te Korces.

Me kete rast Kryetari i Shtetit u shpreh

Ju pershendes te gjitheve
I nderuar zoti Kryetar i Bashkise
Te nderuar deputete te qarkut te Korces
Te nderuar perfaqesues te komuniteteve fetare te Korces
Te nderuar artiste
Zonja dhe zoterinj
Njerez qe sonte na keni dhene emocione te papara ndonjehere te paperjetuara ndonjehere.

E pranova me shume deshire ftesen per te ardhur ketu ne Korce ne kete eveniment me shume rendesi ne jeten artistike te Korces por jo vetem per institucionin po per jeten artistike te mbare Shqiperise. Zamira e nisi me shume emocion. Une po e perfundoj me shume emocion. Mesa duket nuk eshte e lehte te artikulohesh mire ne Korce. Te vish ne Korce perjeton jo vetem emocione te vecanta por eshte per ta pare Korcen ashtu sic eshte Korca. Ne studime ne lexime vertete mrekullohesh kur merr referenca te gjetjeve qe ky qytet ka funksionuar qysh 6000 vjet para vdekjes se Krishtit. Kjo eshte ne libra te certifikuar shkencore dhe natyrisht jo cdo gje vjen rastesisht. Duke e perjetuar kete moment duke degjuar shume artikulime ku asnjeri nuk i ngjau tjetrit artikulime mjaft emocionuese deshmon qe ky qytet vertete eshte unikal per nga vlerat historike vlerat qytetare. E shikojme kete per nga menyra sesi eshte ndertuar Korca ajo pjese e cila nuk ngjason me asgje tjeter. E shikon tek tradita qytetare e shikon tek deshira per arsim e shikon tek njerezit tek ekstrakti intelektual qe eshte me shumice. Une sikurse ju i shikoj dhe i perjetoj here pas here ato filma te mrekullueshem te realizuar jo vetem nga aktore brilante te dale nga ky terren por nga skenariste regjizore te dale nga ky qytet. Nga aktore besoj jane shume breza jane shume vepra dhe ashtu sikurse thashe jo cdo gje vjen rastesisht. Pra ka ardhur si pasoje e terrenit qe i ka ushqyer dhe kjo na ben te krenohemi te gjithe pa perjashtim pavaresisht se mund te kesh lindur ne Tirane te kesh jetuar ne Tirane dhe te punosh ne Tirane. Pavaresisht se ke linduar dhe punon ne nje qytet tjeter kur vjen ne Korce e shikon kete me shume sesa ne Tirane padyshim e shikon kete tek te gjithe. E shikon kete dhe tek ata te cilet sot mund te jene terhequr nga profesioni i tyre. E shikon tek ata qe jane ne skene. E shikon tek te vjetrit e shikon tek te rinjte e shikon tek deshira per te perkujtuar ate rruge qe kane kaluar paraardhesit. Kjo tregon qe ne kete qytet ka shume fisnikeri. Kjo tregon qe ky qytet do te vazhdoje jo vetem te ruaje traditen dhe ta memorizoje ate ne menyre shume unikale dhe te papare diku tjeter por ky qytet do te vazhdoje te prodhoje edhe talente te reja sikurse ishte ai djali qe kendoi me nje ze te mrekullueshem.

Une deshiroj tju falenderoj te gjitheve Tju falenderoj qe na dhate kaq shume emocione Qofte ata qe folen qofte ata qe nuk folen por edhe nga reagimi i tyre me nje reagim respekti ne sinkron. Per te gjithe ata qe kane kontribuar per kete Teater per kete qytet qofshin ata te Teatrit qofshin ata te Estrades qe ju me shume gezim e keni mbushur jeten tone me shume emocion dhe ne kete moment e konsideroj veten teper te prekur emocionalisht. Nuk do te doja te zgjatesha me shume por do te doja tju falenderoja sikuse thashe tju uroja per kete jubile dhe e festofshim jeten e ketij Teatri per shume vite me radhe Ta festojme ne ta festojne brezat sepse ka qene dhe eshte nje kontribut i jashtezakonshem per jeten dhe artin ne Shqiperi

Natyrisht qe ne kete pozicion une me kenaqesi sipas propozimeve kam dekoruar disa artiste. Por mund tju them qe do te isha shume i motivuar sikur te kete edhe propozime te tjera ne vazhdim sepse cdo artist qe ka kaluar ne kete skene e meriton vemendjen e institucioneve me te larta te shtetit.

Pas ekzekutimit te himnit tone kombetar dhe leximit te dekreteve perkates nga Sekretari i Pergjithshem Aleksander Flloko Presidenti Topi u dorezoi dekoratat artisteve te shquar korcare perkatesisht zotit Marko Bitraku Urdhrin Naim Frasheri i Arte me motivacionin Per kontribut te rendesishem ne Teatrin e Korces e me gjere si aktor me aktivitet te pasur dhe me profil te vecante artistik ne teater dhe kinematografi me krijimin e karaktereve te spikatur e me individualitet te interpretuar me nivel te larte artistik. zotit Sotiraq Bratko Urdhrin Naim Frasheri i Arte me motivacionin Per kontribut te vecante ne teatrin dhe filmin shqiptar me individualitet dhe origjinalitet te spikatur ne realizimin e roleve te interpretuar me nivel te larte artistik zonjes Mirjana Deti Urdhrin Naim Frasheri i Arte me motivacionin Per kontribut shumevjecar ne teater dhe kinematografi nepermjet krijimit te nje sere roleve te rendesishme dhe interpretimit me origjinalitet te tyre zonjes Klaudeta Riza Urdhrin Naim Frasheri i Arte me motivacionin Per kontribut te vecante ne teater dhe kinematografi si aktore potente dhe e vleresuar nga artdashesit zotit Roland Karanxha Urdhrin Naim Frasheri i Argjendte me motivacionin Per kontribut te rendesishem ne Teatrin e Korces si skenograf me nje krijimtari cilesore ne shkalle kombetare zotit Koco Qendro Urdhrin Naim Frasheri i Argjendte me motivacionin Artistit me karakter te spikatur me kontribut te rendesishem ne estraden profesioniste te qytetit te Korces me nje galeri rolesh dhe i vleresuar me disa cmime Perike Gjezi pas vdekjes Urdhrin Naim Frasheri i Arte me motivacionin Per kontribut te rendesishem ne teater dhe kinematografi aktor qe ka spikatur me realizimet e tij dhe i vleresuar si nje individualitet dhe personalitet artistik zotit Roland Trebicka Urdhrin Mjeshter i Madh me motivacionin Nje nga figurat me te spikatura te artit skenik shqiptar me sens te jashtezakonshem humori aktor me fantazi dhe interpretim mjeshteror artistik qe me rolet e tij eshte bere nje nder artistet me popullore dhe me te vleresuar ne vend.

Te dekoruarit dhe familjaret e tyre falenderuan nga zemra Presidentin e Republikes per keto vleresime kaq te larta duke i ndare keto dekorata simbolikisht edhe me koleget e tyre te skenes me qytetare dhe me gjithe qytetin e Korces.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›