Kryetarja e Kuvendit takohet me Presidentin e Hungarisë Laszlo Solyon."Hungaria mbështet e palëkundur integrimin europian të Shqipërisë."
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua sot me Presidentin e Hungarisë Laszlo Solyon.
Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen e thellë për inkurajimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që Hungaria i jep Shqipërisë në proceset integruese, duke qene vendi i parë që ratifikoi MSA të Shqipërisë me BE, dhe Protokollin e NATO për anëtarësim të vendit tonë, si dhe duke vijuar me përkrahjen e palëkundur në procesin e liberalizimit të vizave.
Pasi vlerësoi progresin e shënuar nga Shqipëria në reformat si dhe politikën e saj të lavdërueshme për paqen dhe stabilitetin në rrajon e më gjerë, Presidenti hungarez e siguroi Kryetaren e Kuvendit, se Hungarisë ka vullnetin e plotë për të mbështetetur Shqipërinë, në proceset integruese si nëpërmjet marëdhëniet bilaterale ashtu dhe ato shumë palëshë.
Ai u shpreh se shpreson të shohë Shqipërinë në një të ardhme sa më të afërt, pjesë të BE dhe, theksoi se vendi I tij është I vendosur të kontribuojë konkretisht në këtë proces nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën ekonomike, shkëmbimit të eksperiencave, trajnimit të administratës shqiptare, si dhe asaj ushtarake.
Duke u ndalur në çështjen e liberalizimit të vizave, Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria po kalon një moment shuëm të rëndëishëm dhe ajo po punon shumë seriozisht dhe me përkushtim në plotësimin e standarteve të kërkuara. Në këtë kontekst, ajo veçoi rezultatet e kënaqshme në prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike si dhe arritjet në kontrollin e kufijve.
Nuk mund të ketë integrim të rajonit tonë në këto kohë të globalizmit, duke bërë dallim në lëvizjen e lirë të njerëzve- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Të dy autoritet e larta u ndalën në zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku Kryetarja e Kuvendit theksoi se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër europian shumica e djathtë dhe kryeministri Berisha ka ofruar të gjitha hapësirat ligjore e kushtetuese për opozitën në realizimin e kërkesave të saj.
Lidhur me bojkotin në Kuvend u vlerësua se kjo gjë nuk i shërben interesave madhore në procesin e integrimit europian.
Duke vlerësuar marëdhëniet e mrekullueshme midis dy parlamenteve, Kryetarja e Kuvendit u shpreh e vendosur të rrisë bashkëpunimin me projekte konkrete.