E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, zotin Michel Jarraud

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të  Organizatës Botërore të Meteorologjisë,  zotin Michel Jarraud.

Zoti Jarraud e falënderoi kryeministrin për pritje e ngrohtë e miqësore  dhe i shprehu atij gatishmërinë e Organizatës Botërore të Meteorologjisë për të mbështetur Shqipërinë me asistencë teknike  në “know-how”, etj, si dhe për të konsoliduar bashkëpunimin midis agjencisë dhe Shqipërisë në fushën meteorologjisë, duke marrë në konsideratë rëndësinë e madhe që kjo fushë ka në ditët e sotme kur në mbarë planeti por dhe rajon dhe Shqipëri ndihen pasojat e ndryshimeve klimaterike, të cilat reflektohen në fatkeqësi të ndryshme natyrore, si përmbytje, etj.

Kryeministri Berisha e falënderoi përzemërsisht për gatishmërinë për të konsoliduar me tej bashkëpunimin me Shqipërinë në këtë fushë, e cila është një ndër anëtaret me të hershme të OBM-së dhe e garantoi atë se qeveria shqiptare është vendosur të marrë të gjitha masat për përditësimit të kuadrit të plotë ligjor në këtë fushë dhe është shumë e interesuar për të bashkëpunuar me OBM-në dhe me rrjetet e tjera që ekzistojnë sot në Evropë por edhe më gjerë, si një faktor i rëndësishëm për përballimin me sukses të çdo lloj problematike që mund të rrjedhë nga fatkeqësitë natyrore apo ndryshimet klimaterike.    


08/05/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›