Kryeministri Berisha takon Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zotin Wolfang Grosruck

Kryeministri Berisha priti në një takim Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zotin Wolfang Grosruck.
Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e ndihmën e vazhdueshme që Austria mike dhe zoti Grosruck personalisht, si mik i shquar i kombit shqiptar, i kanë dhënë e po i japin vendit tonë gjatë kësaj periudhe.
Z Grosruck, pasi e falënderoi Kryeministrin për mikpritjen e ngrohte e informoi atë se qëllimi i kësaj vizite është shqyrtimi i mundësive për restaurimin e Teatrit të Shkodrës, si një vepër e rëndësishme për jetën artistike te këtij qyteti me tradita artdashëse.
Kryeministri Berisha e falenderoi përzemërsisht për këtë kontribut dhe duke vlerësuar publikun shkodran si një ndër më artdashësit ne vend, e vlerësoi këtë projekt si një shprehje tjetër e marrëdhënieve dhe a bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve e popujve. Kryeministri Berisha shfrytezoi rastin per te shprehur edhe nje here falenderimet me te përzemërta ndaj qeverise e kombit mik austriak për mundësinë e ekspozimit në Tiranë të armëve të heroit tonë kombëtar, gjate periudhës se festimeve te 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ekspozita e armëve të heroit tonë kombëtar, si figura më e lavdishme e qendrore e historisë së kombit shqiptar, ka tërhequr një interes të jashtëzakonshëm të miliona shqiptarëve te cilët patin rastin te vizitojnë pavionin me armët e heroit kombëtar e te njihen nga afër edhe me artifakte te tjera, pjese e trashëgimisë sonë te pasur kombëtare u shpreh Kryeministri.
Në takim u ripohua vullneti për të vijuar bashkëpunimin e suksesshëm me Austrinë mike, në te gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Kryeministri Berisha i dhuroi z, Grussruck ne mënyre simbolike për kontributin e tij te vazhdueshëm e te jashtëzakonshëm, si nj mik i madh i Shqipërisë e shqiptareve, monedhën e prodhuar enkas nga Banka e Shqipërisë për kremtimet e 100 vjetorit te pavarësisë se Shqipërisë, ne te cilën ndodhet e gdhendur me gjithë madhështinë e saj një kopje e aktit madhor te shpalljes se pavarësisë se bashku me nënshkrimet e firmetareve te saj.
16/01/2013