E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha pret Kampionin e Europës në boks Nuri Seferi

Kryeministri  Berisha priti në një takim Kampionin e Evropës në boks Nuri Seferi. Duke i uruar përzemersisht mireseardhjen, Kryeministri Berisha e përgëzoi Kampionin e Europës Nuri Seferi  për profesionalizmin e lartë dhe aftësitë e tij të rralla në boks.

Kryeministri  Berisha i premtoi  Kampionit të Evropës në boks Nuri Seferi mbështetjen e qeverisë për të boksuar në Tiranë për titullin Kampion Bote me pasaportë shqiptare.

Kryeministri Sali Berisha i tha Kampionit të Evropës në WBO Nuri Seferi se nëse ai do kish një  emër tjetër, prej fitoreve të shumta me nokaut do te quhej: Fitimtar!

Kampioni i Europës në boks Nuri Seferi  i tha Kryeministrit Berisha se motoja e tij në jetën sportive ishte të derdhte çdo pikë djerse për  Atdheun, trojeve  shqiptare dhe se Flamuri dhe Hymni i Shqipërisë ishin frymëzuesit e tij në çdo ndeshje.

Kryeministri  Berisha tha se të gjithë shqiptarët duhet ti kushtoheshin bashkimit mes tyre në Evropë dhe se qeveria shqiptare do bënte  gjithçka që kombi të bashkohej nën këtë moto.  

Duke i dhuruar Kampionit të Europës në WBO Nuri Seferi  monedhën e argjendë të Bankës së Shqipërisë me shqiponjën dy krerëshe dhe Deklaratën e Pavarësisë Kryeministri Sali Berisha i premtoi e tij mbështetjen e qeverisë për të boksuar në Tiranë për titullin Kampion Bote me pasaportë shqiptare.


16/01/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›