Kryeministri Berisha takon këngëtarin turk me famë botërore Sami Jusuf

Kryeministri Berisha mirëpriti sot, në një takim këngëtarin turk me famë botërore Sami Jusuf, i cili ndodhet në vendin tonë, me ftesë të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, për të përshëndetur programin festiv ""Profeti Muhamed a.s. - Krenaria e Njerëzimit", me rastin e Ditëlindjes së Profetit Muhamed.
Duke i uruar përzermërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që priste një artist të dashur për publikun dhe të mirënjohur botërisht për vlerat e tij në fushën e muzikës. Kryeministri u shpreh se ka qenë një dhuratë nga Zoti, bashkimi i zërit dhe i shpirtit tek një këngëtar, në shembullin e Sami Yusuf.
Nga ana e tij, këngëtari turk Sami Jusuf falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e rezervuar dhe u shpreh se për të ishte një kënaqësi e veçantë të performonte në Shqipëri, para një publiku shumë të ndjeshëm, aq sa ndaj fesë, edhe ndaj muzikës.
Në takim, Kryeministri vlerësoi edhe kontributin e fondacionit Sema, si mbështetës kryesor të zhvillimit të arsimit nëpërmjet sistemit të medreseve dhe universitetit Beder.
07/04/2012