Presidenti Topi dekoron personalitete të mirënjohura të regjisurës shqiptare me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

5 prill 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot paradite në një ceremoni të veçantë regjisorë të njohur të krijimtarisë kinematografike e televizive shqiptare, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në realizimin cilësor të mjaft filmave artistikë e programeve televizive. Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitete të artit e kulturës, aktorë, regjisorë, kineastë, miq e familjarë.
Ceremonia zyrtare e dekorimeve, e zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit, nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe leximin e dekreteve përkatëse nga Drejtori i Kabinetit i Institucionit të Presidentit, zoti Dashamir Xhaxhiu. Më pas, Kryetari i Shtetit u dorëzoi dekoratat personaliteteve të shquara të artit, duke nderuar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, përkatësisht:
Zonjën Vera Grabocka, me motivacionin: “Regjisores dhe producentes së mirënjohur të televizionit, që me talentin dhe karakterin novator solli ndryshime cilësore në spektaklin televiziv në Shqipëri, duke e orientuar drejt vizionit perëndimor etik dhe estetik e njëherazi promovoi fuqishëm kulturën kombëtare dhe artistët e rinj.”; zotin Vladimir Prifti, me motivacionin: “Regjisorit të mirënjohur që me veprën e tij ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përsosjen artistike të filmit shqiptar, duke e sjellë atë në nivele bashkëkohore dhe me përmbajtje thellësisht kombëtare.”; zotin Albert Minga me motivacionin: “Regjisorit të mirënjohur me kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e programeve artistike në Radiotelevizionin Shqiptar, nëpërmjet realizimit të dhjetëra emisioneve, programeve, spektakleve dhe filmave televizivë si dhe të një sërë filmave artistikë e shfaqjeve teatrale.” dhe zotin Pali Kuke me motivacionin: “Personalitetit të mirënjohur të televizionit me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e filmit dhe spektakleve televizive si dhe në përgatitjen e brezave të rinj të artistëve televizivë.”
Regjisorja Vera Grabocka në fjalën e saj pas marrjes së dekoratës, dhe mes emocionesh të shumta, u shpreh: “Është një moment shumë i veçantë i jetës sime! Së pari dua të falënderoj zotin President për vlerësimin e madh që më bëri. Faleminderit! Së dyti, do të falënderoj miqtë e mi të dashur që gjetën kohë dhe të jenë këtu me mua në këtë moment. Gjithashtu, do të doja që për herë të parë në mënyrë publike të falënderoj njeriun tim shumë të veçantë, që më ka komplimentuar me qindra herë dhe unë nuk kam patur asnjëherë rast ta falënderoj në mënyrë publike. Është Timo Flloko, është bashkëshorti im, që më është gjendur gjithmonë afër. Sot nuk do isha kjo që jam në qoftë se ai nuk do të më kishte mbështetur tërë jetën time. Faleminderit Timo!”
Ndërsa regjisori Vladimir Prifti në fjalën e mbajtur pas ceremonisë së dekorimit theksoi: “Këto lloj çmimesh, këto lloj titujsh, këto lloj urdhrash, konsiderohen pika kulmore në jetën e njeriut. Në radhë të parë falënderoj Presidentin, falënderoj të gjithë miqtë që kanë ardhur, falënderoj kolegët. Dhe nuk do t’i harrojmë ato vite kur kemi punuar bashkërisht dhe kur kemi unifikuar pasionet tona në adresë të një arti që mendojmë se ka lënë gjurmë”. Duke shprehur dhe një sugjerim të tijin me këtë rast, duke vlerësuar dhe institucionet ku ka punuar, regjisori Prifti vuri në dukje se: “Institucionet ku kam punuar, në Televizionin Publik, apo në Kinostudio, apo në Teatrin Kombëtar, vazhdojmë t’i kemi po ato ndërtesa, vazhdojmë të kemi po atë gjendje dhe kjo gjithmonë më ka shqetësuar, si individ, si njeri, si dashamirës i artit. Jeta e mëpasme le të jetë edhe në interesa që ky art të shikohet më me dashuri, pra për sa i përket televizionit, filmit e teatrit. Ju falënderoj edhe njëherë zoti President!”
Më tej përshëndeti regjisori Albert Minga, i cili u shpreh: “Të them që jam i lumtur është pak. Unë do të shfrytëzoja rastin që siç e dinë të gjithë, profesioni i regjisorit është i tillë që puna e tij është e lidhur me shumë komponentë të tjerë, shumë të rëndësishëm, pa prezencën dhe pa kontributin e tyre nuk do të kishte asnjë vlerë. Kështu që përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, skenaristët, operatorët, kameramanët, grimiorët, të gjithë prapavijën e Radio Televizionit, dramaturgët, për kontributin e madh që kanë dhënë në ato arritje që unë kam pasur gjatë karrierës sime artistike. Një falënderim të veçantë e kam për Presidentin e Republikës, për dashamirësinë e jashtëzakonshme që ka, për vlerësimin e njerëzve të artit dhe kulturës. Ju faleminderit!”
Regjisori Pali Kuke, menjëherë pas marrjes së dekoratës dhe dekretit përkatës, tha se “do të përkulem duke nderuar dhe duke shprehur falënderime për Presidentin Topi, për këtë ditë të veçantë që na dhuroi sot në jetën tonë, në emër të të gjithëve! Do të respektoj atë plejadë të shkëlqyer aktorësh me të cilët pata fatin të punoj! Është kënaqësi e jashtëzakonshme të kujtoj besimin që ata patën, dashurinë që dhanë, emocionet dhe gjithë temperamentin dhe gjithë artin e tyre, pjesë e së cilës është sot çmimi im. Padyshim falënderoj familjen time, zonjën time Zerina, djemtë e mi, dhe së fundi të gjithë juve, faleminderit që më keni pranuar në shtëpitë tuaja, më keni duartrokitur dhe më jepni sot këtë ditë të shkëlqyer të jetës sime. Edhe njëherë shumë faleminderit zoti President!”
Në përfundim të ceremonisë së dekorimeve të regjisorëve të mirënjohur shqiptarë, e mori fjalën Presidenti Topi, i cili theksoi: “Të dashur miq!
Unë së pari ju falënderoj që jeni të pranishëm këtu, në këtë ceremoni shumë të veçantë, emocionuese do të thoja, për katër personalitetet që konsiderohen ndryshe edhe në historinë e regjisurës dhe të televizionit shqiptar! Ju e patë që diçka doli nga ai rituali i zakonshëm, sepse vetë bota e artistit, aq më shumë e regjisorëve, është e tillë që del nga e zakonshmja dhe patjetër i jep një vlerë të veçantë edhe ceremonisë së sotme. Unë natyrisht që bëra një gjest institucional dhe i takon patjetër cilitdo që është në këtë pozicion, sikurse jam unë sot, të vlerësoj pikërisht ata njerëz që e kanë merituar një çmim të tillë. Është një çmim që ju me shumë fisnikëri e ndatë së pari me kolegët, e ndatë me familjen, sepse asgjë në këtë botë nuk mund të realizohet vetëm, aq më shumë ju, që në natyrën e profesionit tuaj, jeni mësuar që ta ndërtoni me shumë mjeshtëri, gjithçka me pjesëmarrjen e shumë aktorëve. Kam parasysh këtu ata që kanë drejtuar institucionet, së dyti skenaristët, së treti të gjithë ata që janë marrë me kamerat, por dhe të gjithë infrastrukturën që ju ka bërë ju që të jeni të nderuar, të jeni të spikatur. Në moshën time dhe në brezin tim besoj, dhe të atyre që kanë ardhur mbrapa më të rinj, vjen gjithçka si një film, ku patjetër pjesë e një memorie të kombit, një memorie të bukur të kombit, jeni ju, të cilët keni ditur të bëni një revolucion të vërtetë në ato institucione të cilat për hir të së vërtetës, në mjaft vite, kanë qenë të injektuara me shumë ideologji. Por ju keni ditur që brenda asaj klime të ngrini profesionin tuaj, ta bëni atë të absorbueshëm nga publiku, dhe sot të nderoheni në radhë të parë, për atë modernizim që ju i keni bërë këtyre institucioneve në linjën e spektaklit televiziv, të filmave artistikë. Dhe të mos harrojmë që juve keni konkurruar në një kohë kur Kinostudio konkurronte denjësisht në tregun, ta quajmë, të filmit artistik. Dhe keni qenë vërtet do thoja, jo vetëm konkurrues, por në disa elementë të veçantë të këtij konkurrimi, keni dalë edhe fitues. Gjërat nuk vijnë menjëherë, nuk vijnë në mënyrë shumë revolucionare do të thoja. Gjërat vijnë nëpërmjet një rruge hap pas hapi, rruge evolutive. Dhe ju jeni pjesë e kësaj rruge. Të mos harrojmë, mjaft nga transmetimet që ju keni realizuar, kanë qenë për herë të parë transmetime të drejtpërdrejta. Dikush në botën e spektaklit, dikush në botën e sportit, keni bërë të mundur që publiku të jetë më afër evenimenteve. Dhe sot padashur që të zgjatem, do të thoja që ne ju jemi mirënjohës, ju jemi mirënjohës për të gjithë këtë vepër që ju keni lënë dhe jam i bindur që me vitalitetin që keni, me moshën që keni, do të vazhdoni të jepni për publikun, jo vetëm për ata që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, por në kushtet që jemi sot, më shumë do të thoja, për ata që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët kanë shumë nevojë që të jenë të lidhur me evenimentet kombëtare, me kulturën kombëtare, e ndiejnë të nevojshme, besoj që e kanë të domosdoshme për fëmijët e tyre, për brezat e rinj, që ndonëse janë larg Shqipërisë, besojnë në transmetimin genetik të nevojës për të qenë pjesë e kombit shqiptar. Gjithmonë nuk do t’ju harrojnë, sepse këtë e kanë marrë edhe nëpërmjet jush.
Unë edhe njëherë ju uroj, uroj juve, uroj familjarët tuaj, kolegët tuaj, me besimin që gjëra të tjera shumë të mira do të bëni për Shqipërinë në lëmin që ju ushtroni.
Urimet më të mira!”