Kryeministri Berisha takon një grup studentësh të Universitetit Bujqësor të Kamzës
Kryeministri Berisha priti sot një grup studentësh të Universitetit Bujqësor të Kamzës, të cilët me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe GTZ-së, i dhuruan kryeministrit Berisha në mënyrë simbolike një shportë me 15 prodhime shqiptare me rastin e festive të fundvitit.
Me këtë rast, studentët e informuan kryeministrin Berisha lidhur me nismën e tyre për promovimin e prodhimeve shqiptare. Duke e vlerësuar këtë nismë si shumë të rëndësishme, Kryeministri u shpreh se prodhimet shqiptare janë ndër më të vlerësuarat në vend për vetitë e tyre,duke patur parasysh faktin që kërkesa për prodhime BIO është gjithnjë e lartë.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri i njohu studentët me masat e vazhdueshme që po ndërmerr qeveria në mbështetje të sektorit bujqësor, duke i dhënë përparësi disa kulturave të veçanta si ulliri, prodhimit të mjaltit, etj, si produkte që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë.
26/12/2008