E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE NË KOMUNËN XHAFZOTAJ, DURRËS

V E N D I M

 

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE NË KOMUNËN XHAFZOTAJ, DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.       Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i varrezave në komunën Xhafzotaj, Durrës.

2.       Shpronësimi të bëhet në favor të komunës Xhafzotaj. Regjistrimi i ri i pasurisë, 2 000 (dy mijë) m2, tokë/arë, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.

3.       Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë  të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 2 000 (dy mijë)                  m2, tokë/arë,  me vlerë të përgjithshme shpronësimi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë.

4.       Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga komuna Xhafzotaj. 

5.       Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, të përballohet nga të ardhurat e komunës Xhafzotaj, planifikuar në buxhetin e vitit 2008.

6.       Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas hyrjes në fuqi të vendimit.

7.       Afati i përfundimit të punimeve në objektin “Zgjerimi i varrezave publike të komunës” të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga komuna Xhafzotaj, për realizimin e këtij projekti.

8.       Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Xhafzotaj për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›