Kosovë, qeveria: Brenda vitit 2010 qytetarët do të pajisen me pasaporta biometrike

Prishtinë, 15 tetor NOA Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur sot se do të nxjerrë pasaportat biometrike për qytetarët e saj brenda vitit 2010, pasi ky është një nga kushtet kryesore për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave.
E ndërsa po përgatitet për tu përfshirë në këtë proces, qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Planin e veprimit për implementimin e Udhërrëfyesit të Qeverisë së Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian 2009-2011.
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti tha se MPB ja ka hartuar planin e veprimit, dhe ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante për t'i implementuar kriterët themelore.
Ministri i Punëve të Brendshme ka përmendur miratimin e Strategjisë antikorrupsion, ndërtimin e politikave për azil, menaxhimin e kufijve, menaxhimin e azilit, menaxhimin e të dhënave dhe hapa të tjerë që çojnë drejtë përmbushjes së kritereve të BE së për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave.