E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron Kryeministrin e Francës z. Jean-Marc Ayrault, me rastin e festës kombëtare

Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazhi urimi Kryeministrit Jean-Marc Ayrault, me rastin e festës kombëtare të Francës.

Në mesazh, Kryeministri Berisha shprehet:

I nderuar zoti  Kryeministër,

Kam kënaqësinë e veçantë, që, me rastin e festës kombëtare të Francës, t’Ju përcjell, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të vendit Tuaj dhe për prosperitetin e lumturinë e kombit francez, mik i madh i kombit shqiptar.

Dëshiroj, me këtë rast, të shpreh vlerësimet e mia më të larta për marrëdhëniet shumë të mira, bashkëpunimin frytdhënës e partneritetin e ngushtë ndërmjet të dyja vendeve tona, aleate në Aleancën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, si dhe mirënjohjen time më të thellë e të qeverisë shqiptare për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme e të gjithanshme, që Franca i ka dhënë e vijon t’i japë Shqipërisë për ecjen përpara me shpejtësi në projektin madhor kombëtar për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në proceset e tjera të lidhura me të.

Dëshiroj, me këtë rast, t’Ju ripohoj vendosmërinë time të palëkundur për të punuar në vazhdimësi për forcimin e thellimin e mëtejshëm të miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve tona në dobi të së mirës e të interesit të ndërsjellë të të dy popujve.

Me sigurimet e konsideratës dhe të respektit më të lartë,

Juaji,

Sali Berisha”.


15/07/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›