Kryeministri Berisha uron besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures
Kryeministri Berisha vizitoi sot në mesditë Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, me rastin e Ditës së Ashures. Kryeministri Berisha i përcolli Kryetarit të Kryegjyshatës Baba Dede Reshat Bardhi dhe të gjithë besimtarëve bektashinj urimet më përzemërta për këtë ditë të shenjtë.
Në urimin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Uroj të gjithë bektashinjtë shqiptarë, të gjithë besimtaret shqiptarë, në këtë ditë të bardhë, ditë të madhe, ditë të shenjtë, siç është Dita e Ashures. Ju uroj këtë ditë bektashinjve, të cilët, pas besimit tek Zoti, virtytin më të madh kanë shpirtmadhësinë e tyre, tolerancën, mirëkuptimin dhe frymën e pafundme njerëzore. Le të jetë kjo ditë dhe ky vit, viti më i mirë për bektashinjtë shqiptarë dhe për të gjithë shqiptarët.”
08/01/2009