Kryeministri Berisha uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit

Me rastin e Festës së Bajramit, Kryeministri Berisha vizitoi sot në mesditë selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë. Kryeministri përcolli në këtë ditë të shënuar urimet për gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe, harmoni dhe mbarësi, duke theksuar se ky Bajram i gjen shqiptarët më mirë se kurrë, i gjen ata më afër ëndrrave dhe qëllimeve të tyre, si dhe gjen Kosovën e pavarur. Në fjalën e tij, ndër të tjera, Kryeministri u shpreh: “Festojmë sot këtë ditë të bekuar, këtë ditë të bardhë, ditë në të cilën nderojmë sakrificën, faljet, mëshirën, përkushtimin, devocionin. Ky Bajram i gjen shqiptarët më mirë se kurrë, i gjen ata më afër ëndrrave dhe qëllimeve të tyre, gjen Kosovën e pavarur. Jam i bindur se Bajrami tjetër do të na gjejë edhe më mirë. Por kjo ditë e bekuar ka një koecidencë mahnitëse, sepse kremtojmë dy ditë të shënuara njëkohësisht, kremtojmë ditën e rinisë, ditën e lirisë, ditën e vlerave të mëdha. Edhe njëherë, gëzuar për të gjithë shqiptarët”.
...