Vëzhguesi i Ballkanit Gallup 2008: shqiptarët e Kosovës janë optimistë
Pavarësisht shpresave të larat të shqiptarëve të Kosovës për të ardhmen e vendit të tyre, rezultatet e Vëshzguesit të Gallup paralajmërojnë se periudha e dallimit midis pritjeve dhe realitetit mund të ishte e gjatë dhe e vështirë.
Vëzhguesi i Gallupit të Ballkanit 2008, në partneritet me Fondin Evropian për Ballkanin, botoi një raport që mbulon Ballkanin Perëndimor. Sipas raportit, Kosova renditet më keq në Ballkan për korrupsionin dhe krimin e organizuar e megjithatë shtetasit e Kosovës kanë besimin më të madh në institucionet shtetërore dhe janë më optimistët rreth të ardhmes brenda rajonit. Sipas Ylli Hoxhës, nga Klubi i Politikës së Jashtme dhe një panelist në diskutimin e 24 marsit në Prishtinë të diskutimit të Vëzhguesit të Ballkanit, gjetjet për Kosovën duhen lexuar me kujdes. "Optimizmi i shtetasve nuk është bazuar në gjetjet reale...është bazuar në një vlerësim të përmbushjes së aspiratave politike që qenë pritur me shekuj. Kjo është pasqyruar gjithashtu në perceptimin tonë të jetës", tha Hoxha. Uebsajti i Vëzhguesit të Ballkanit pohon se "vetëm 17% e serbëve të Kosovës thanë se do të ishte e mundur të jetonin në paqe me shqiptarët e Kosovës; nga këta, shtatë në dhjetë (72%) ndjenin se bashkëekzistenca paqësore ishte praktike. Gjashtë në dhjetë (61%) e banorëve serbë thoshin se pavarësia e Kosovës nuk do të pranohej kurrë, një çerek mendonte se kjo do të qe e mundur brenda 10 vjetësh". Rezultatet e Gallup tregojnë se të përgjigjurit e Kosovës "qenë optimistë rreth jetëve të tyre dhe tepër me shpresë për të ardhmen e përgjithëshme dhe ekonomike të vendit" (59%). Robert Mançin, drejtor i menazhimit të Gallupit për Evropën, komentoi optimizmin e shqiptarëve të Kosovës. "Është shumë e vështirë të ofrosh shpresa dhe frikë të tillë. Në të njëjtën kohë, mund të jetë një periudhë kur dallimi midis pritjeve dhe realitetit mund të bëhet befas më i madh. Dhe ky do të jetë një problem i madh për të ardhmen," tha Mançin gjatë paraqitjes në Prishtinë. Kosova dhe Shqipëria e shohin BE pozitivisht, vinte në dukje raporti i Gallup. Në Shqipëri, "83% e të përgjigjurve besonin se anëtarësimi në BE i vendit të tyre do të ishte një gjë e mirë. Kosovarët, megjithatë, besonin NATO-n edhe më shumë se institucionet e BE," pohonte Vëzhguesi në uebsajtin e tij. Lidhur me të kënaqurit dhe besimin në institucionet kombëtare të rajonit, rezultatet e Gallup tregojnë se Kosova (53%) dhe Mali i Zi (55%) janë të vetmet vende ku një shumicë e të përgjigjurve qenë pozitivë rreth punës së qeverive të tyre. Në krahasim, pakënaqësia është më e lartë në Bosnje dhe Herzegovinë, e shprehur nga 67% e të përgjigjurve. Studimi Vëzhguesi i Ballkanit 2008 vinte në dukje mosbesim të përhapur nga të përgjigjurit ndaj institucioneve politike të vendeve të tyre, duke u dhënë atyre vetëm një "renditje të ulët-të mesme". Të përgjigjurit në shumicën e vendeve rezervuan më shumë nderim për kishën dhe organizata të tjera fetare.